UEFA nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka pezulluar arbitrin që ishte në VAR. Gjyqtari Tomasz Kwiatkowski i është komunikuar nga qeveria europiane e futbollit se ai nuk do të mund të jetë në dhomën e VAR sonte, në ndeshjen e së mërkurës në Grupin D të Champions League mes Real Sociedad dhe Red Bull Salzburg.Vendimi tregon se zyrtari polak është ndëshkuar për gabimin që çoi në barazimin e Kylian Mbappe në minutën e tetë të kohës shtesë në Parc des Princes.
Kwiatkowski është një arbitër me shumë përvojë që kreu si duhet detyrat e VAR-it në finalen e Kupës së Botës vitin e kaluar, pjesë e të njëjtit ekip gjyqtarësh që morën përsipër përgjegjësinë për ndeshjen e së martës mbrëma.