Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Laknas. Pas një konflikti për motive të dobëta, Maliq Marku, ka qëlluar për vdekje 55-vjeçarin Shefqet Hasa dhe ka plagosur 50-vjeçarin Besim Keça.
Dyshohet se shkak i sherrit është bërë një kanal vaditës.
I plagosuri ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, vijon.
Njoftimi i policisë:
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.
Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.