Lubonja u shpreh i prerë duke thënë se integrimi i vendit në Bashkimin Evropian nuk do të thotë domosdoshmërisht përmirësim të situatës.
Rakipllari kundërshtoi duke thënë se situata do të përmirësohet pasi do të ketë një kontroll më të madh kundrejt qeverisë nga Brukseli.
Megjithatë Lubonja kundërshtoi duke marrë shembujt e Hungarisë dhe Polonisë si vende anëtare të BE-së por ku nuk ka një kontroll të tillë.
Pjesë nga debati:
Rakipllari: Qeveria do bëhet me autoritare duke shkelur më keq të drejtat, nëse vendi nuk avancon me integrimin, Rama do këtë,
Lubonja: Këtë nuk e ke provuar, që do bëhet më mirë
Rakipllari: Absolutisht do bëhet më mirë. Nuk ke avancuar fare, është bllokuar. Kemi ngecur në vendnumëro për 20 vjet. . Do të thotë se ka kontroll më të lartë kundrejt qeverisë dhe qeveria jep më shumë llogari në Bruskel. Greqia po jep kontributin e saj që të jemi më keq.
Lubonja: Po kur e futi Saliu në NATO, si u bë?
Rakipllari:Absolutisht më mirë u bë. Sa më shumë integrohesh aq më shumë kufizohesh nga Europa.
Lubonja: Nuk hyhet në Evropë si diktaturë
Rakipllari: Nuk kemi avancuar fare sepse nuk kemi standarte, e tha Von Der Leyen. Kjo është e gjitha. Procesi garanton standartin Vetëm kemi hequr vizat.