Zbërthimi i aplikacioneve “Sky” dhe “EncroChat” pritet të nxjerrë emra të tjerë të policisë së shtetit që kanë bashkëpunuar me grupe kriminale. Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar dje të tjera arrestime të bujshme në radhët e policisë së shtetit. Duke folur në një media, ai tha se bëhet fjalë për drejtues të lartë që kanë qenë përdorues të telefonave të kriptuar. “Do kemi sërish lajme nga policia. Për arrestime. Bëhet fjalë për drejtues të lartë që kanë qenë përdorues të telefonave të kriptuar. Mbajtja e atij telefoni ka qenë faull moral por jo krim penal. Historia si u mor, sa kushtoi a e paguaje me rrogën tënde, është tjetër gjë. Ka hetim gjigand të përmasave mbinjerëzore për shkak të burimeve të kufizuara njerëzore për ta bërë një gjë të tillë. Shumë shpesh kemi parë miksimin e policisë me krimin mund të shikojmë rezultate spektakolare. Një lajm që u anashkalua madje kritikët edhe e ironizuam kur Balla tha se të gjithë punonjësit e policisë do të bëjnë një deklaratë pranimi ose refuzimi të faktit që kanë pasur telefona të tillë. Ata që e kanë pasur do e kenë të vështirë. Është në vijim e sipër një hetim i përmasave gjigande është sasi e pakufishme informacioni. Ka qenë një anektodë, të qërosh orizin me doreza boksi por ja që në Shqipëri ka njerëz që në këtë orizin tonë të ndotur e të helmuar edhe me doreza boksi po dalin pjesët jashtë”, deklaroi Vangjeli. Kujtojmë se Europol i ka dorëzuar Shqipërisë listën e policëve të cilët nga përgjimet ka rezultuar se me anë të aplikacioneve “Sky” dhe EncroChat” kanë bashkëpunuar me anëtarë të krimit të organizuar.
Përgjimet e “Sky”, analisti i njohur bën deklaratën e fortë: Priten arrestime, bëhet fjalë për drejtues të lartë policie që kanë përdorur telefona të kriptuar
RELATED ARTICLES