Policia e Kosovës njoftoi të premten(01 Dhjetor) se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e gruas së ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit, Naim Murseli.
Një prej të arrestuarve ishte vetë bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.
Përmes burimeve të mediave kosovare, mësohet se autori i vrasjes së Liridona Murselit dyshohet të jetë Granit Plava.
Ai po ashtu është vënë në pranga nga Policia e Kosovës.
Thuhet se autori që dyshohet se ka kryer vrasjen e ka pranuar në Polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Murseli.
Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatarë.
Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë.
Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri. Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje.