Votëbesimi, Sali Berisha rizgjidhet ne krye të Rithemelimit me 938 vota pro. Ja si u ndane votat…

0
226

Sali Berisha është rizgjedhur kryetar pas votëbesimit në Kuvendin e Rithemelimit këtë të shtunë (2 dhjetor).

Berisha mori 938 vota pro dhe 55 kundër. Ndërkohë nga 1000 delegatë që kanë votur, 7 vota rezultuan të pavlefshme.

Në Kuvendin Kombëtar të zhvilluar sot, ish-kryeministri Sali Berisha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha dhe vajza, Argita Malltezi.

Kujtojmë se në Kuvend nuk morën pjesë; Ervin Salianji, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj, të cilët janë tre deputetët që mbështetën ish-kryeministrin në Primare, por nuk i janë përgjigjur ftesës. Por përveç këtyre deputetëve, ftesa e Berishës nuk i janë përgjigjur dhe 15 deputetë që mbështesin grupin e Gazment Bardhit, madje as ky i fundit vetë.

Të pranishëm në Kuvendin e “Rithemelimit” ishin 1203 delegatë.