VIDO/Tërmeti me magnitudë 7.4 ‘shkundi’ Filipinet! Momenti i lëkundjeve të forta, njerëzit ‘derdhen’ rrugëve nga frika

0
262

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 goditi Filipinet në orën 22:37 të së shtunës (ora lokale, 15:37 në Shqipëri).

Autoritetet lëshuan një paralajmërim “tsunami shkatërrues me valë kërcënuese për jetën”, por më vonë e tërhoqën atë

Epiqendra ishte në pjesën lindore të ishullit Mindanao, në pjesën jugore të vendit, në një distancë prej gati 21 km në verilindje të qytetit Hinatuan.

Thellësia fokale, sipas USGS, ishte 32.8 kilometra. Për momentin nuk ka raportime për të lënduar apo të vdekur. Pamjet e para nga zona tregojnë vetëm dëme materiale.

Pak më vonë në orën 23:06 u regjistrua një pasgoditje me magnitudë 6.4 ballë dhe me epiqendër afër asaj të tërmetit më të madh.

Një tjetër lëkundje e fortë ka ndodhur në orën 01:40 të së dielës (me orën lokale) me magnitudë 6.2 ballë.