BallinaKronikePranohet kërkesa e familjes, ja kur Liridona Ademaj rivarroset në vendlindjen e...

Pranohet kërkesa e familjes, ja kur Liridona Ademaj rivarroset në vendlindjen e saj

Menjëherë pasi zbardhjes së ngjarjes së rëndë, ku mbeti e vrarë 30-vjeçarja, Liridona Murseli, me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, familja e Liridonës kërkoi zhvarrosjen e trupit dhe rivarrosjen e saj në fshatin e prindërve.

Sipas mediave kosovare, kjo kërkesë  e familjes Ademaj është pranuar. Rivarrimi i të ndjerës, do të bëhet me 4 dhjetor 2023, në varrëzat e fshatit  Rracaj bë orën 14:00.

Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq,shokë e dashamir se rivarrimi i vajzes tonë Liridona Ademaj e vrarë me daten 29.11.2023 behet neser me datë 4 dhjetor 2023 me varrezat e fshatit Rracaj ne ora 14:00”, thuhet në njoftim.

Çfarë ndodhi më 29 nëntor?

Raportimet fillestare pohuan se Liridona Murseli u vra nga disa grabitës, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Ata ishin duke u kthyer në shtëpi pasi kishin dalë për darkë, ndërsa pranë shpisë e del përpara një person me armë, i cili i kërkon të japë çfarë kishin me vete, në këtë moment Naim Murseli merr dy fëmijët dhe largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa autori qëllon për vdekje Liridonën në makinë.

Vrasje me porosi

Detajet e para të natës tragjike morën kthesë sot kur Policia e Kosovës arrestoi burrin e saj Naim Murselin dhe Granit Plavën si të dyshuar për vrasjen e viktimës.
Bashkëfshatori i Naim Murselit, Granit Plava ishte i pari që pranoi në polici se për vrasjen e kishte porositur Naimi dhe i kishte premtuar 30 mijë euro, 15 prej të cilave ia kishte dhënë para krimit dhe 15 të tjera do t’ia jepte pas krimit.

Një gjë të tillë e pranoi më vonë edhe vetë Naim Mursel, pa treguar shkaqet se pse e bëri një gjë të tillë.

Sipas dyshimeve të familjarëve, shkak mund të ketë qenë, shumë e madhe që i garantonte siguracioni që Liridona kishte në Suedi, në rast të një tragjedia, si ajo që ndodhi, shumë e cila kapte vlerën e 20 milion eurove.

Zbulimi i krimit

Ditën e premte, 1 dhjetor, ai i dha lamtumirën nënës së djemve të tij duke i organizuar edhe ceremoninë mortore në fshatin e tij në Cërmjan të Gjakovës.

Naim Murseli, priti dhe përcolli me dorën në zemër miq, të afërm e familjarë të tyre, që shkuan për ngushëllime, si edhe shoqëroi kortezhin drejt banesës së fundit të Liridona Murseli.

Por vetëm disa orë pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçares, Naim Murseli u vendos në pranga së bashku me bashkëfshatarin e tij, Granit Plava dhe nipin, Kushtrim Kokolla, pjesëtar i Forcave Speciale të Kosovës.

Ndërkohë është gjetur arma e krimit me të cilën dyshohet se u vra Liridona Murseli, si edhe makina e përdorur nga autorët.

Ndërkohë ende nuk dihet roli i anëtarit të FSK, Kushtrim Kokolla në ngjarjen e rëndë, që dyshohet se u porosit nga daja i tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular