Interi merr vendin e parë në klasifikim pas fitores së pastër 0-3 ndaj Napolit. Zikaltërit e Inzaghit arritën te goli që në minutën e 12-të me Thuram, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Napoletanët nuk qëndruan “duarkryq”. Kampionët e Italisë lëshuan sinjale të qarta pak më vonë me Elmas, goditjes së të cilit iu përgjigjën më së miri reflekset e Yan Sommer.
Skuadra nga Milano ishte me fat në minutë ne 36-të, kur vetëm shtylla i mohoi golin një perle të Politanos. Interi shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Një gol për panoramë i Hakan Calhanoglu i mahniti të gjithë në shkallët e stadiumit.
Pjesa e dytë nisi mirë për të besuarit e Mazzarrit. Sërish protagonist “gardiani” zikaltër, që ndali Kvara-n. Pas një ore lojë, disa pasime të shpeshta të mysafirëve lënë gojëhapur Napolin, kombinimi Martinez-Barella u finalizua në mënyrë perfekte nga mesfushori italian. Në fund pati kohë edhe për një gol të Thuram.