Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur Rumaninë mbrëmjen e sotme, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare.
Sipas faqes së internetit të EMSC, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 137.3 kilometrash. Tërmeti ka ndodhur në një distancë prej 62 kilometrash në lindje të qytetit të Brasov dhe 26 kilometra në veri të Nehoju.