Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, është një nga drejtuesit e “Kompania Bello”, një organizatë kriminale shqiptare me tentakula në Dubai, Antwerp, Ekuador dhe Kolumbi. Eldi D. drejtonte organizatën në Dubai ndërsa ortaku i tij Dritan Rexhepi mbikëqyrte operacionin nga Ekuadori. Rexhepi, i kërkuar nga Shqipëria për disa vrasje, ishte arratisur më parë nga burgu Merksplas
Policia italiane e ka quajtur Kompania Bello “organizata më e madhe kriminale shqipfolëse e krijuar ndonjëherë”, me një model biznesi të sofistikuar që përfshin të gjithë zinxhirin e trafikut të kokainës. Aktualisht, Rexhepi është arrestuar në Stamboll për llogari të drejtësisë shqiptare.
Mediat belge shkruajnë edhe për një tjetër të kërkuar i njohur me nofkën “Cinco”, të cilin e konsiderojnë një nga yjet në rritje të botës kriminale të Antwerp, derisa u sëmur rëndë. Pseudonimin ia ka borxh një klubi të madh nate në Shqipëri, të cilin e ka në pronësi.