Disa të rinj janë përfshirë në një sherr gjatë paradites së sotme (e hënë, 4 Dhjetor), pasojat e të cilës kanë rezultuar deri në plagosje me mjet prerës, thikë.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë në lagjen e quajtur “Kacallarët”, pranë parkut të kryeqytetit
Sipas pamjeve që qarkullojnë në mediat kosovare, shihet se në përleshje janë përfshirë disa të rinj. Një prej të dyshuarve është ndaluar nga një qytetar.
Ndërsa Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një deklaratë.