Berat Gjimshiti ka lënë dje fushën e lojës i dëmtuar vetëm pak minuta pas startit të sfidës mes Torinos dhe Atalantës. Kapiteni i Kombëtares shqiptare bëri shenjë nga pankina për zëvendësim pasi kishte probleme muskulore dhe doli nga fusha në minutën e 18. Një situatë shqetësuese për lojtarin, i cili në periudhën e fundit ka luajtur me rregullsi në radhët e Atalantës dhe është kthyer në një nga pikat kyçe të prapavijës së këtij ekipi, pa harruar këtu faktin që është bërë në këto muaj edhe lideri i Kombëtares shqiptare, Mediat italiane kanë zbuluar se dëmtimi që detyroi daljen nga fusha të Gjimshitit është një tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Futbollisti do t’i nënshtrohet kontrolleve më të hollësishme gjatë ditës së nesërme për të përcaktuar edhe terapinë e rikuperimit. PANORAMASPORT.AL