BallinaKultureGjeneralmajore Manushaqe Shehu zv/shefe e Shtabit të FA: Mjedisi i sigurisë apel...

Gjeneralmajore Manushaqe Shehu zv/shefe e Shtabit të FA: Mjedisi i sigurisë apel për lidershipin në Ballkan

Majori Rez.Nexhbedin Basha
Gazetar

“Lidershipi në mjedisin e sigurisë” ishte titulli i librit të autores Manushaqe Shehu, Dr.Shkencave, GjeneralMajore Zv. Shefe e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Libri në fjalë u promovua me datë 3 nëntor 2023, në ambientet e Akademisë së Shkencave “Aleks Buda”, Tiranë. Pjesëmarës akademik, profesor e dr.shkencash, diplomat, politikan, ushtarak të FA, të rendit, gazetar, historian, analist nga Shqipëria, Kosova e më gjërë, ç’ka tregon vlerësim për punën e autores, si studiuese, si grua dhe si ushtarake e lartë madhore e karriere.
Në materialin studimor Dr.shkencave Shehu, trajton me shumë kujdes mjedisin e sigurisë, që sot me tepër se kurrë, ky element në Ballkanin e trazuar, kërkon të vlerësohet nga lidershipi politik dhe ushtarak dhe lypset të konsiderohet si çështje e ditës me qëllimin e vetëm, parandalim të krizave prezente në Ballkan dhe rreziqeve për luftë.
Autorja Manushaqe Shehu, librin e ka kompozuar në pesë kapituj: “Lidershipi dhe menaxhimi i sigurisë”; “Kodi etik dhe rëndësia e tij”; “Konsensusi, kryefjala e liderit në pakt me sigurinë”; “Roli udhëheqës politik në fushën e sigurisë”, dhe “Ballkani, ndryshimet euroatlantike dhe roli i Shqipërisë”.
Si një ushtarake me një karierë 35 vjeçare, si oficere dhe si një studiuese dhe akademiste,  në librin e saj hedh dritë në përmbushjen sa më mirë të misionit dhe të rolit të Forcave të Armatosura shqiptare në të gjithë historinë 111 vjeçare të shtetit, për të kontribuar në sigurinë kombëtare të vendit. Në të reflektohet më së miri përvoja e saj si numri dy i Forcave tona të Aramatosura, Zv.Shefe e Shtabit të Përgjithëmbtë FA-së. Në problematikën që trajton në kapituj, nisur nga eksperienca e saj në detyrat e kryera si brenda dhe jashtë vendit në FA, si kualifikimet për lidership, sigurinë, luftën kundër terrorizmit, mardhëniet me publikun etj, autorja  ndërthurur përvojën e ushtrisë shqiptare me eksperiencat botërore dhe të ushtrive perëndimore,  ku vend të veçantë në studim zë roli liderit, si udhërrëfyes.
Gjeneral Majore Shehu, si drejtuese në hierarkinë e lartë ushtarake shqetësohet për sigurinë e mjedisin në Ballkan. Ajo e  trajton me shumë përgjegjësi e profesionalizëm,  rolin që luan lideri në mjedisin e sigurisë sodomos në nivel strategjik. Njëkohësisht në analizën që i bën  elementit të sigurisë  apelon për lidershpin politik e ushtarak në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Malin e Zi, etj,  për ta vlerësuar situatën aktuale këndej e matanë kufirit  duke ndikuar dukshëm në përmirësimin e mjedisit të sigurisë dhe parandalimin në Ballkan të krizave në  përballje me sfidat, kërcënimet e rreziqeve tashme evidente në rajonin tonë. Ajo apelon gjithashtu për të qenë vigjilent e të përgatur për çdo situatë të re që mund të lind në Ballkan, për shkaqe të konfikteve etnike, çështjeve të kufijvë, të ringjalljes së ëndrave të vjetra etj, ku autorja të ardhmen e Ballkanit e sheh tek integrimi dhe anëtarësimi në Bashkimin Europian, përfshi këtu Shqipërinë.
Në promovim  foli ish – presidenti i Republikës Alfred Moisiu që shpreu vlerësime për botimin dhe autoren. Ashtu si në parathënie edhe në fjalën e tij përshëndetëse Moisiu vlerësoi monografinë e  e përgatitur nga gjeneralmajore Shehu, jo vetëm si një kontribut, por edhe si një rast i veçantë i trajtimit të problemit të drejtimit ushtarak. Sipas tij gjenerale Manushqe Shehu, ka përshkruar me hollësi, jo si diçka të pamundur, lidershipin në menaxhimin e sigurisë në kodin etik dhe të rëndësisë së tij. Diskutantët   Dr.Bernard Zotaj, Dr.Zaho Golem, akedimistë, botues, historian, vlerësuan personalitetin e autores Dr.Shkencave Shehu, si ushtarake, studjuese dhe si një grua drejtuese e lartë në strukturat e Forcave të Armatosura e kontribuese në zbatimin e disa projekteve që kanë të bëjnë me reformën në strukturat ushtarake. Veç kësaj  edhe si një doktore e shkencave që hulumton për të sjellë studime shkencore e me vlerë, idetë e e së cilës i ka qartësuar mjaft mirë në librin me titull: “Lidershi në mjedisin e sigurisë”.
Dr. Shkencave GjeneraMajore  Manushaqe Shehu, rrugëtimin e saj në karrierën ushtarake e ka nisur në Dibër, në vendlindje, karrierë e cila ka ardhur gjithnjë në rritje, falë profesionalizmit të saj, studimeve të vazhdueshme dhe përkushtimit për detyrën. Për “CV”, e saj është folur në mendja dhe është shumë e pasur. Ajo që dua të evidentoj në këtë material është se në të gjitha detyrat që ka kryer nga shef shërbimi, shefe logjistike, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun, Këshilltare për Sigurinë Kombëtare në Presidencë, Komandante e Akademisë së Nënoficerëve,  Komandante e Doktrinës dhe Stërvitjes e deri Zv.Shefe e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, detyrë që kryen aktualisht, ajo gëzon respektin e vartësve dhe në çdo pozicion ku ka shërbyer, ka prezantuar ide progresiste për zhvillimin dhe reformimin e FA-së.
Gjenerale Shehu është bashkëshortja e Sali Shehut ushtarak karriere në strukturat e Ministrisë së Brendshme, deputet dhe politikan. Manushaqja si  person publik dhe e angazhuar në shumë detyra e përgjegjësi në punën saj ka gjetur mbështetjen e bashkëshortit dhe të familjes së saj.
Ja si shprehet Sali Shehu: “Si politikan që e njoh çdo të thotë mjedis sigurie, libri mbi  lidershipin dhe mjedisin e  sigurisë është një vlerë e shtuar dhe material studimi në interes të përmirësimit të mjedisit të sigurisë kombëtare dhe në Ballkan. Idetë dhe qasjet e autores, pse jo janë edhe objekt studimi e analize për lidershipin politik dhe ushtarak, sidomos në situatën aktuale, ku prezent është lufta në Ukrahinë , Gaza dhe  në Ballkan ku ndjehet kriza dhe trazirat…”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular