BallinaSportVetëm pak minuta në fushë dhe tronditi shtyllën/ Shpërthejnë komentet në rrjetet,...

Vetëm pak minuta në fushë dhe tronditi shtyllën/ Shpërthejnë komentet në rrjetet, tifozët e Çelsit duan Brojën titullar

Vetëm 14 minuta në fushë i mjaftuan Armando Brojës, për të lënë gjurmën e tij në duelin ndaj Mançester Junajtid në “Old Trafford”. Sulmuesi shqiptar u hodh në fushë në minutën e 77-të në vend të Mudryk, teksa në të 91-tën, goditi me kokë shtyllën, duke i shkuar shumë pranë golit të barazimit, në sfidën që u fitua nga vendasit me rezultatin 2-1. 

Pavarësisht se nuk arriti të shënonte, Broja ka fituar simpatinë e tifozëve të Çelsit, teksa menjëherë pas ndeshjes, në rrjetin social “Twitter”, kanë shpërthyer një lumë komentesh, që kërkojnë aktivizimin e sulmuesit shqiptar si titullar, dhe lënien jashtë të senegalezit Nikolas Xhekson, i cili deri tani nuk ka arritur të justifikojë besimin e trajnerit, madje edhe në duelin e sotëm, ishte një nga më të dobët në fushë për të tijët.  

   

 

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular