Policia ka reaguar në lidhje me urdhërarrestet e lëshuara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku bën me dije se 6 zyrtarë ( Lefter Koka, Alqi Bllako, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Jetmir Llapaj) dhe ish-zyrtarë janë arrestuar, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim (Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Erjon Murataj)
Gjithashtu bën me dije se ndaj 6 personave është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi” (Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Sidita Tola)
Ndaj tyre rëndon vepra penale e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.
Policia e Shtetit
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”, për shtetasit:
L. K., 59 vjeç, lindur në Durrës, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim;
A. B., 36 vjeç, lindur në Ersekë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendor”;
T. T., 46 vjeç, lindur në Laç, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim;
N. S., 66 vjeç, lindur në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kyer në bashkëpunim;
B.K., 45 vjeç, lindur në Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
J. Ll. 29 vjeç, lindur në Fier, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.
Caktimin e masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasit:
P. A, 65 vjeç, lindur në Valas – Elbasan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
E. K., 51 vjeçe, lindur në Vlorë pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
V. B., 38 vjeçe, lindur në Durrës, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
A. Th., 41 vjeçe, lindur në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
S. K., 35 vjeçe, lindur në Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim;
S. T, 34 vjeçe, lindur në Poliçan, pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim.
Si dhe bënë shpalljen në këkrim për shtetasit e poshtëshënuar:
E. M., 41 vjeç, lindur në Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
K. Z, 47 vjec, lindur në Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim, “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale e kryer në rrethanat cilësuese në bashkëpunim, për të cilin Gjykata ka caktuar me masë sigurie “Arrest në burg”.
M. M., 45 vjec, lindur në Fier për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në bashkëpunim, të parashikuar, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanat cilësuese në bashkëpunim, për të cilin Gjykata ka caktar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Materialet procedurale mbi ekzekutimin e vendimit të Gjykates do ti kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.