Nga Marinela Ziu (Anetare e Kryesise se PD)
Sot, edhe ky #9Dhjetor, Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, falë kësaj qeverie e gjen Shqipërinë në çdo Raport Ndërkombëtar si vendin më të korruptuar në Europë dhe më qytetarët më të varfër e më nivelin më të ulët të jetësës për mbi 40% të popullsisë.
10 miliardë euro është fatuara e dëmit të konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit
2 miliardë euro koncesione korruptive, të cilat pavarësisht se janë në hetim nga SPAK për korrupsion, klientelizëm dhe shkelje të procedurave e ligjit, sërisht vijojnë paguhen nga taksat e qytetarëve më të varfër të Europës.
7.5 milionë m2 sipërfaqe janë dhënë me leje ndërtimi nga viti 2020 sipas INSTAT, nga të cilat, 3 milionë m2 vetëm në Tiranë, ku janë pastruar të paktën 2 miliardë euro para të pista nga kompani që nuk kanë asnjë aset dhe eksperiencë përveç parave të krimit dhe korrupsionit pas.
Mungesa totale e garës dhe gara fiktive kanë bërë që 1 në 2 procedura të jenë me vetëm një oprerator në garë, duke minuar totalisht konkurrencën dhe tregun e lirë nga klientelizmi dhe oligarkët e lidhur me këtë qeveri.
Mbi 450 milionë euro do ti kurseheshin buxhetit të shtetit nga viti 2014, nqs do të zbatohej Ligji “Për Prokurimin Publik” dhe fituese të kualifikohej ofera më e ulët, ndërkohë që fituese kualifikohet oferta më të lartë.
Mijëra metër katrorë pronë publike e kontrata me qira 1 euro dhënë oligarkëve e familjarëve të politikanëve nën petkun e investitorëve strategjikë, të gjitha më klientelizëm dhe në kundërshim me ligjin.
Grante e subvencione për të besuarit e partisë, duke lënë në mjerim fermerët e bizneset e ndershme të këtij vendi. Miliarda për rindërtim nga tërmeti që përfundojnë në xhepa oligarkësh e qyterarë që ende sot enden rrugëve të pashpresë e pa një cati mbi kokë.
Një listë korrupsioni që nuk shteron por që po shteron pasuritë publike dhe buxhetin e shtetit nëpërmjet korrupsionit në cdo kontratë publike, duke favorizuar oligarkë e politikanë, majtas e djathtas.
Sytë e cdo shqiptari janë nga SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë, me tymuese apo jo, pandërshkueshmëria duhet të marrë fund dhe kushdo, herët a vonë, duhet të përballet me drejtësinë.