Foltorja nr.2, (E para kundër SHBA për nongratën, kjo kundër SPAK që po e heton familjarisht), e Sali Berishës në qytetin e Fierit, ishte një dështim spektakolarë.
Jo vetëm që braktisja ishte aq e madhe sa që nuk mbushën dot sallën as në gjysmën e saj edhe pse shoqëruesit e shumtë të doktorit nga Tirana u detyruan të përziheshin me ata pak fierakë, por edhe cilësia e pjesëmarrësve ishte skandaloze.
Kishte nga ata që i kujtonin Berishës edhe shpërndarjen e pabarabartë të ndihmave të operacionit “Pelikan” mbi 30 vite më parë, kurse një tjetër e krahasoj atë vetë me bukën e sapo dalë nga furra! Një moment pikant ishte kur foli një zonjë arsimtare e cila i bëri aq shumë elozhe Berishës, sa që ky i fundit u shkri nga kënaqësia. Dhe pikërisht në këtë moment, Floriana Garo pasi i thotë me mikrofon “bravo”, i afrohet te veshi Berishës dhe e ngazëlluar i thotë plot mburrje: Është shoqja ime kjo doktor…
Video më poshtë nuk do shumë koment për të treguar se Sali Berishës i kanë mbetur vetëm shokët dhe shoqet e stafit, që mban me pagesa të majme. Alfapres
VIDEO/Elozhe për Berishën, Floriana Garo i pëshpërit e lumtur në vesh: Është shoqja ime kjo doktor!
RELATED ARTICLES