Tragjedi në tribunat e Estadio Nuevo Los Carmenes gjatë ndeshjes Granada-Athletic Bilbao. Një tifoz ndërroi jetë pasi u ndje keq në tribunë dhe arbitri Ortiz fillimisht ndërpreu lojën dhe më pas e ndërpreu përfundimisht. Myrto Uzuni dhe lojtarët e tjerë ishin dukshëm të trishtuar, kur po ktheheshin në dhomat e zhveshjes.
Sipas një rikonstruksioni fillestar të fakteve, ishte Unai Simon ai që raportoi problemin në tribuna te arbitri. Gjithçka ndodhi, kur kishte rreth një çerek ore që kishte nisur loja. Me rezultatin 1-0 për baskët, portieri Unai Simon i raportoi arbitrit urgjencën në sektorin pas tij. Një tifoz u ndje i sëmurë, kështu shërbimet e urgjencës ndërhynë dhe ndeshja u ndërpre. Megjithatë, përpjekjet për të ringjallur spektatorin ishin të kota.
Granada-Athletic Bilbao, ndeshja e vlefshme për javën e 16 të La Liga tashmë do të duhet të riluhet në një tjetër datë. Athletic Bilbao e njoftoi ndarjen nga jeta të tifozit në profilin e tyre në Twitter.