Donaldi flet për dasmën e shumëpritur me Bora Zemanin: E kam menduar si…

0
131

Aktori Donald Veshaj, ka folur së fundmi për jetën e tij dhe planet për martesë me moderatoren e njohur, Bora Zemani

Në një intervistë për “Galeri” në E diell, Donaldi ka treguar se ende nuk kanë plane për dasmë, ndërsa u shpreh se “kam qejf ta përjetoj”

Ndër të tjera aktori tregoi se edhe nëse ai dhe Bora do bëjnë dasmë, do jetë diçka shumë intime.

“Martesa është një moment kur nis një etapë tjetër në jetën tënde, që është familja. Dasma është një moment që pse jo, e kam qejf ta përjetoj. Në plane konkrete akoma jo. Afatgjatë po. Nuk kemi pasur kohë që ta mendojmë. Filmi, angazhimet kanë qene impeniative. E mendoj si diçka që edhe nëse do bëjmë dasmë do jetë shumë intime. Dasma është një moment që duhet të gëzosh për dashurinë dhe të jetë sa më e natyrshme dhe e sinqertë”, tha Donaldi.

Kujtojmë që Bora dhe Donald u ndanë para gati një viti, pasi aktori e tradhtoi me këngëtaren Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë së BBV1. Por pas përfundimit të spektalit, gjetën sërish rrugën për tek njëri-tjetri.

Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.

Bora ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale. Në intervistën dhënë përballë të dashurit të saj dhe vëllait të tij binjak, moderatorja zbuloi për herë problemet që ata kanë pasur.

“Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thoshim njëri-tjetrit”, tha Donaldi. Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.

Mes të tjerash, Romeo e pyeti moderatoren nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”. Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”, Bora zbuloi se sot bënin një vit që ishin takuar dhe u shpreh se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruar t’i dilte në krah Semit, pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.