BallinaKronikeGrabitësit zhduken pas përplasjes me policinë, vijojnë kërkimet! Detajet e një grupi...

Grabitësit zhduken pas përplasjes me policinë, vijojnë kërkimet! Detajet e një grupi të armatosur të veshur me uniforma blu që terrorizuan një familje

spot_img
spot_img

NIKOLETA KOVAÇI/ Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga tentativa e 5 personave të armatosur për të grabitur një shtëpi në Prush, policia ende nuk ka asnjë person në pranga.

Vila e familjes Hima u shënjestruar gjatë pasdites së të shtunës, teksa brenda ishte çifti i të moshuarve bashkë me dy fëmijët e djalit që jeton me ta. Madje u tha se njëri prej fëmijëve mundi t’u ikte grabitësve të armatosur me kallashnikovë dhe leva dhe të sinjalizonte policinë. Patrulla më e afërt mbërriti shpejt në vendin e ngjarjes, ndërkohë që grabitësit mundën ta marrin sinjalin nga fenelinat e policisë me të cilat ata hynë në zonën e Prushit. Fshati është me një rrugë dhe forcat e policisë, duke dashur t’u vijnë në ndihmë familjarëve kanë hapur sinjalet identifikuese e për pasojë grabitësit kanë dalë menjëherë jash

Në rrugë ka qenë një mjet tip “Audi”, që i priste e për pasojë të tre arritën të largoheshin me makinën ndërsa dy të tjerë, të cilët edhe shkëmbyen zjarr me policinë, morën malin, sipas fshatit. Duke pasur parasysh se grabitësit ishin të maskuar me kapuça dhe rroba me shenja të dukshme të policisë, blutë e kanë pasur të pamundur t`i ndjekin, ndërkohë që makina e grabitësve u tha se i rrezikoi jetën seriozisht një punonjësi policie, në momentin që u nis të largohej. Nga dyshimet e para u bë me dije se ‘Audi’ mori rrugën për nga zona e Arbanës, por në fakt policia, ende nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me personat që sulmuan shtëpinë e familjes Hima. Fshati i vogël është tronditur nga ngjarja, për shkak se ata thonë se kurrë nuk ka ndodhur as vjedhje aty jo më grabitje me armë!

HETIMET DHE DYSHIMET

Referuar të dhënave policore bëhet me dije se grabitësit janë kapur nga kamerat e sigurisë së banesës. Autorët e sulmit, duket se kanë pasur informacion të saktë në lidhje me personat që gjendeshin në shtëpi.

Duke qenë se ndërtesa është një ndër shtëpitë më të kushtueshme në zonë, është e fortifikuar me një mur rrethues të lartë dhe ka kamera në të gjitha anët, grabitësit janë kujdesur të vishen me uniforma policie dhe të paraqiten si policia, me qëllimin që të hyjnë në shtëpi pa ndonjë pengesë nga ana e të zotit të shtëpisë. Po ashtu, për fatin e familjes Hima, grabitësin kanë gjetur edhe një orë që i shkon përshtat veprimeve policore, për të shmangur të gjitha dyshimet e personave që mund të ishin në shtëpi në momentin e mësymjes. Mësohet se përgjatë së djeshmes janë shoqëruar shumë persona, të gjithë me të shkuar problematike, por nuk është bërë e mundur të sigurohet asnjë e dhënë që zbulon autorët.

Po ashtu janë hap kamerat e banesës së familjes Hima, janë krijuar identikitet e personave, ndërkohë që në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar edhe dy leva, të cilët i kishin në duar grabitësit. Nuk bëhet me dije nëse autorët kanë pasur dorashka, por mësohet se është bërë e mundur të merren gjurmë të tyre në vendin e ngjarjes. Përgjatë hetimeve dhe mbledhjes së fakteve, policia ka hedhur dyshime se autorët mund të jenë të njëjtë me grabitjen e argjendarisë në Kamzë, ndodhur në fundin e muajit që lamë pas. Ndonëse makina me të cilën lëvizën grabitësit e Kamzës ishte tjetër lloj, nga mënyra e sjelljes dhe orari i mësymjes ka lënë pas dyshime se në Tiranë sillet një grup i fuqishëm kriminal me fokus grabitjen e bizneseve dhe të banesave.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular