BallinaKronikeNaimi Murseli e bleu armën disa orë përpara vrasjes së Liridonës, detaje...

Naimi Murseli e bleu armën disa orë përpara vrasjes së Liridonës, detaje nga vendimi i gjykatës: Shkoi së bashku me Ganit Plavën tek puna e Tomë Dodajt

spot_img
spot_img

Naimi Murseli dyshohet se e ka blerë armën disa orë përpara vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona (Ademaj) Murseli tek shtetasi Tomë Dodaj, i cili është lënë në qeli nga gjykata e Prishtinës.

Sipas vendimit të togave të zeza, Tomë Dodaj ua ka shitur armën tek puna e tij, Naim Murselit dhe Granit Plavës rreth orës 14:00 të mesditës së 29 dhjetorit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M.”, thuhet në vendimin e Gjykatës

Tomë Dodaj u arrestua të shtunën, më 9 Dhjetor, pasi është personi ku dyshohet se Naim Murseli bleu armën me të cilën bashkëfshatari i tij, Granit Plava, ekzekutoi 30-vjeçaren.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës (29 nëntor), rreth orës 20:20 ku Liridona Murseli u vra me armë zjarri teksa po kthehej në banesë brenda automjetit ku udhëtonte së bashku me bashkëshortin, Naim Murseli dhe 2 djemtë e tyre të mitur.

Ngjarja ndodhi fare pranë banesës së çiftit në rrugën “Dalip Alshiqi” në një rrugicë pa drita dhe pa kamera sigurie. Vrasja e 30-vjeçares u krye pasi Naum Murseli mori fëmijët e mitur nga automjeti dhe u largua.

Naim Murseli pas vrasjes së bashkëshortes, për të cilën dyshohet se i kishte premtuar 30 mijë euro bashkëfshatarit të tij, Granit Plava, ai deklaroi para hetuesve se ajo u ekzektua nga disa grabitës të armatosur që i kishin bërë pritë në rrugë.

Në versionin e dhënë për hetuesit, ai deklaroi se i tmerruar dhe i fikësuar kishte marrë dy fëmijët nga makina dhe ishte larguar. Por, sipas Naim Murseli, bashkëshortja e tij kishte mbetur në automjet dhe i kishte bërë rezistencë grabitësve, të cilët e qëlluan me armë.

Zbulimi i krimit

Ditën e premte, 1 dhjetor, ai i dha lamtumirën nënës së djemve të tij duke i organizuar edhe ceremoninë mortore në fshatin e tij në Cërmjan të Gjakovës. Naim Murseli, priti dhe përcolli me dorën në zemër miq, të afërm e familjarë të tyre, që shkuan për ngushëllime, si edhe shoqëroi kortezhin drejt banesës së fundit të Liridona Murseli.

Por vetëm disa orë pas ceremonisë së varrimit të 30-vjeçares, Naim Murseli u vendos në pranga së bashku me bashkëfshatarin e tij, Granit Plava dhe nipin, Kushtrim Kokolla, pjesëtar i Forcave Speciale të Kosovës.

Arrestimet u bënë pas një operacioni policor në dy vendndodhje të ndryshme në Gjakovë.

Ndërkohë është gjetur arma e krimit me të cilën dyshohet se u vra Liridona Murseli, si edhe makina e përdorur nga autorët

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular