BallinaKryesoreSi i korruptoi Edi Rama ndërkombëtarët me Gjykatën Kushtetuese

Si i korruptoi Edi Rama ndërkombëtarët me Gjykatën Kushtetuese

spot_img
spot_img

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei 

Dy ditë më parë, Bashkimi Europian bëri një deklaratë publike, e cila duket se mbështet plotësisht Kryeministrin Edi Rama në përpjekjet e tij për të zhvilluar zgjedhje njëpartiake më 30 Qershor.

Ambasada Amerikane, gjithahstu, bëri një deklaratë me mesazh të ngjashëm.

Pyetja shtrohet: përse i jepet një mbështetje kaq e fortë një partie, e cila ka treguar haptazi mospërfillje totale ndaj sundimit të ligjit, dhe manipulimet e së cilës në zgjedhjet e fundit janë shpalosur gjerësisht në media?

Arsyeja është e thjeshtë. Rama i ka premtuar ndërkombëtarëve një rrugëdalje nga lëmshi i Reformës në Drejtësi: një Gjykatë Kushtetuese.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, sikurse kam theksuar disa herë më parë, është një nga arsyet kryesore të krizës së tanishme politike. Kjo mungesë, krijuar për shkak të rezultateve “të papritura” të vetingut, i ka dhënë mundësi qeverisë të bëjë një sërë emërimesh dhe të miratojë në Kuvend një sërë ligjesh të cilat, pavarësisht anti-kushtetueshmërisë së dukshme të tyre, nuk mund të shfuqizohen dot nga gjykata më e lartë në vend.

Pikërisht, kjo mangësi në sistemin gjyqësor ka çuar në betejën e javëve të fundit për kushtetutshmërinë e dekretit të Presidentit Ilir Meta me të cilin ai anuloi dekretin që përcaktonte datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve vendore 2019.

Në të njejtën kohë, mungesa e vazhdueshme e Gjykatës Kushtetuese ka qënë shenja më e qartë e dështimit të një reforme në drejtësi që synon krijimin e një “sistemi të pavarur dhe të aftë e të çliruar nga korrupsioni.”

Për shkak se kuadri ligjor i reformës ka qenë i mangët që nga fillimi, zbatimi i saj i pambikqyrur mjaftueshëm dhe rezultatet të papërcaktuara, ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kthyer, tashmë, në objektivin kryesor të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë të drejtuar nga Luigi Soreca dhe Departamentit të Shtetit Amerikan, të përfaqësuar nga Zëvendës-Ndihmës Sekretari Matthew Palmer.

Në 11 Qershor, drejtuesi i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, premtoise Gjykata Kushtetuese do të krijohet brenda fundit të muajit korrik. Këtë deklaratë ai e bëri në kuadër të paraqitjes së një argumenti ligjor që propozonte shpërfilljen e dekretit të Presidentit Meta.

Më 24 Qershor, ambasadori i BE Luigi Soreca shkruajti në Twitter se “është thelbësore që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda fundit të korrikut”.

Ndërsa më 28 Qershor, zëvendës ndihmës sekretari Palmer dha një intervistë ku deklaroi se:

“Pas zgjedhjeve do të ketë mundësi të formohet Gjykata Kushtetuese, dhe ne shpresojmë që çdo konflikt mbi kohën kur zgjedhjet zhvillohen, mund të zgjidhen përmes institucioneve shqitpare […] Pas zgjedhjeve, do të ketë mundësi të formohet Gjykata Kushtetuese.

Në dukje, zgjedhjet vendore nuk kanë lidhje me formimin e Gjykatës Kushtetuese, por për çfarë arsye Palmer thekson se “pas zgjedhjeve, do të ketë një mundësi” për ta formuar atë. Çfarë është kjo “mundësi”?

Për të kuptuar mundësinë e Palmerit (sikruse të Sorecës dhe Ramës), fillimisht duhet të kuptojmë si zgjidhen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Kushtetutës (Neni 125):

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë. Anëtarët përzgjidhen ndërmjet kandidatëve të renditur në tri vendet e para të listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, sipas ligjit.

Kuvendi zgjedh gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese me jo më pak se tri të pestat e të gjithë anëtarëve të tij. Nëse Kuvendi nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë shpallet i emëruar.

Në Prill, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi filloi emërimin dhe renditjen e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, që duhet të zgjidhen nga Kuvendi dhe Presidenti. Për të përshpejtuar procesin, KED lejoi në mënryë antikueshtetuese kandidimin e personave që nuk kanë marrë ende një vendim final nga institucionet e vettingut.

Me fjalë të tjera, KED do të lejojë gjyqtarë që ende nuk kanë përfunduar procesin e vetingut, të zënë një karrige në gjykatën më të lartë në Shqipëri, duke lejuar kështu politizimin dhe kriminalizimin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo manovër antikushtetuese proceduriale, me shumë gjasë është sugjeruar nga EURALIUS, që ka këshilluar një truk të tillë edhe për kandidatët e Gjykatës së Lartë.

Gjithsesi, ky marifet procedurial nuk është i mjaftueshëm për të patur një Gjykatë Kushtetuese funksionale brenda fundit të korrikut.

Dispozitat kalimtare të Kushtetutës parashikojnë (Neni 179) se gjatë procesit të vetingut, gjyqtarët e rinj në Gjykatën Kushtetuese përzgjidhen me këtë metodë rotacioni:

  1. Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Gjykata e Lartë momentalisht nuk ka kuorum, ndaj nuk ka mundësi të zgjedhë kandidatët që dalin prej saj.

Për këtë arsye, numri maksimal i gjyqtarëve që KED do mund të kandidojë, pa Gjykatën e Lartë, sipas këtij skenari (ka edhe mundësi të tjera, gjithashtu pa asnjë meritë ligjore) është vetëm dy: një të emëruar nga Presidenti Ilir Meta dhe një të zgjedhur nga Parlamenti.

Kjo do të çonte numrin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pikërisht në dy, të cilët janë më pak se kuorumi i nevoijshëm ëpr gunksionimin e gjykatës, pra edhe për të marrë në shqyrtim dekretin për zgjdhjet të Presidentit Meta, apo vendimin e mundshëm parlamentar për shkarkimin e këtij të fundit.

E vetmja mënyrë për të ngritur Gjykatën Kushtetuese përpara fundit të korrikut është emërimi i gjashtë gjyqtarëve në shkelje të Kushtetutës–tre të emëruar nga Presidenti dhe tre të zgjedhur nga Kuvendi.

Presidenti Meta, me shumë mundësi, do t’a refuzojë këtë manovër, duke e quajtur me të drejtë anti-kushtetuese. Me shumë gjasa, ai do të refuzojë emërimin e më shumë se një kandidati, duke respektuar përcaktimet e qarta detyruese të nenit 179, pika 2 të Kushtetutës

Pavarësisht kësaj, Ligji 8577/2000 Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, përcakton (Neni 7/b, Pika 4):

Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.

Ndaj, Këshilli i Emërimëve në Drejtësi, qeveria shqiptare, Bashkimi Europian dhe adminsitrata amerikane duhet të presin 30 ditë dhe më pas do të konsiderojnë tre kandidatë që vijnë nga Presidenti si të zgjedhur, sipas dispozitës së sipërpërmendur.

Ndërkohë, Kuvendi, padyshim, do të ketë zgjedhur tre kandidatët e tij, të renditur nga KED, të votuar me shumicë tre të pestash, duke e mbushur Gjykatën Kushtetuese me kuorumin e nevojshëm prej 6 anëtarësh.

Kjo Gjykatë e re Kushtetuese, në vijim, do t’i quajë të vlefshme zgjedhjet e 30 qershorit dhe, nëse Rama është me fat, do ta shkarkojë Presidentin Meta.

Burokratët e BE-së dhe SHBA-së do të kenë zgjidhur, kështu, çështjen më problematike të reformës së dështuar në drejtësi, duke shpëtuar kështu karrierat dhe fytyrat e tyre, ndërsa Rama mund ta paraqesë Gjykatën Kushtetuese si një arritje të madhe dhe dinjitoze për hapjen e negociatave për antarësim në BE.

Në të njejtën kohë, ai do të vendosë në krye të Presidencës një kukull të Rilindjes, duke plotësuat kështu kapjen e çdo pushteti, të Gjykatës Kushtetuese, Presidencës, Kuvendit, pushtetit vendor dhe institucioneve zgjedhore.

Kjo është ajo “mundësia” e Palmerit për të krijuar Gjykatën Kushtetuese përpara fundit të korrikut.

Edi Ramën nuk e shqetëson shkelja e Kushtetutës, ndaj u ka bërë ndërkombëtarëve këtë pazar:

Ju më siguroni zgjedhjet që dua, dhe unë do t’ju siguroj gjykatën që doni; ju “toleroni” paligjshmërinë e zgjedhjeve vendore në shkelje të një dekreti presidencial dhe unë do të “toleroj” krijimin e një Gjykate Kushtetuese në shkelje të Kushtetutës.

Sipas këtij skenari, secili do të fitojë diçka, përveç popullit shqiptar dhe shtetit të së drejtës që do të humbin gjithçka.

Ndaj ky skenar do të duhet të ndalohet me çdo kusht.exit.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular