BallinaKronikeDhunohet 23-vjeçarja shqiptare në Kosovë, njëri nga autorët baba i një ish-deputeti....

Dhunohet 23-vjeçarja shqiptare në Kosovë, njëri nga autorët baba i një ish-deputeti. Detajet nga ngjarja

spot_img
spot_img

Dy persona janë arrestuar në Kosovë për dhunimin e një 23-vjeçareje shqiptare, me probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Pejës dhe se 23-vjeçarja ishte raportuar si e zhdukur në autoritetet shqiptare

Sipas mediave në Prishtinë, njëri nga të dyshuarit është babai i një ish-deputeti të Kuvendit të Kosovës.

E reja është dërguar për ekzaminim në Institutin Mjeko-ligjor në Kosovë.

Dy personat e arrestuar janë ndaluar me urdhër të prokurorisë së Kosovës për veprën penale “Dhunimi”.

Lidhur me këtë rast kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“DHUNIM- Pejë/ Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë e cila ishte raportuar në policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur. Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontrolle mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra e lartcekur me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular