BallinaKultureInstituti Italian i Kulturës dhe Accademia Mediterranea dell’Attore di Lecce, Tulla Centre e...

Instituti Italian i Kulturës dhe Accademia Mediterranea dell’Attore di Lecce, Tulla Centre e Agimi Art Centre, sjellin veprimtarinë: Un teatro perBene #4 – Libra, filma, video, ltalk dhe reading

Instituti Italian i Kulturës në Tiranë ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Accademia Mediterranea dell’Attore di Lecce, Tulla Centre e Agimi Art Centre, për veprimtarinë e titulluar: Un teatro perBene #4 – Libra, filma, video, ltalk dhe reading

Aktor, regjisor, dramaturg, shkrimtar. Por edhe poet e filozof. Një mijë qasje, por unik në çdo rast.

Carmelo Bene ka qenë një protagonist i madh i skenës kulturore dhe artistike italiane të shekullit të njëzetë: i plotë, i shumëanshëm dhe aspak konvencional, ai “rishpiku” teatrin pa u kujdesur kurrë për kritikën dhe pothuajse kurrë për publikun.

Në Romë ndoqi fillimisht Akademinë e Artit Dramatik “Pietro Scharoff” dhe më pas Akademinë Kombëtare të Artit Dramatik “Silvio D’Amico”, të cilën e braktisi pas një viti duke i konsideruar kurset të padobishme. Më vonë ai do të thoshte: “Metoda për të rizgjuar ndjenjat ishte akademia Sharoff, ajo për t’i vënë në gjumë ishte Silvio D’Amico”.

Ndër veprat më të rëndësishme të Carmelo Bene janë Majakovsky Concert Show dhe Pinocchio, dy personazhe të cilëve ai do t’u kthehet në vitet në vijim. Pastaj klasikët e rishikuar të Shekspirit: Hamleti, Romeo dhe Zhulieta, “Richard III dhe Otello. Është e pamundur të mos përmendet Adelchi, një shfaqje teatrore e vitit 1984 e bazuar në tragjedinë me të njëjtin emër nga Alessandro Manzoni. Dhe Salomé nga viti 1964 meriton të përmendet, e cila kishte një kastë aktorësh të përbërë kryesisht nga të burgosur ose ish-të dënuar.

Në vitin 1967 Pier Paolo Pasolini drejtoi Carmelo Bene-n tek kinemaja, me Edipo Re. Tashmë autor i disa filmave të shkurtër, në vitin 1968 Carmelo Bene ishte regjisor dhe aktor i filmit Nostra signora dei Turchi, bazuar në romanin me të njëjtin emër të cilin e kishte botuar i njëjti aktor disa vite më parë: do të fitonte Luanin e Argjendit në Venecia. Paranteza kinematografike e Bene-s zgjati nga viti 1967 deri në 1972 dhe i dha atij famë ndërkombëtare, falë filmave si Don Giovanni, Salomè, One Less Hamlet.

Carmelo Bene u nda nga jeta më 16 mars 2002, në shtëpinë e tij në Romë, në moshën 64-vjeçare. Sipas dëshirës së tij të shprehur, trupi u dogj dhe funerali nuk u bë publik: urna me hi ndodhet në një kishëz të vogël në varrezat e Otranto-s. (tekst nga Matteo Innocenti)

“Këtë veprimtari të përqendruar tek vepra Salomè e Carmelo Bene ia kushtojmë Silvia Pasello-s, një aktore rigoroze dhe mjaft inteligjente që u nga jeta  njëzet ditë më parë, interpretuese së bashku me Carmelo Bene-n tek Macbeth Horror Suite – shprehen Luigi De Luca, drejtor i Polo biblio-museale di Lecce dhe Franco Ungaro, drejtor i AMA-s. Le të ruajmë impenjimin tonë të përbashkët për ta bërë figurën e gjeniut salentinas, i cili me Salomè-n vë në pikëpyetje rrënjësisht kanonet e përfaqësimit, si teatrale ashtu edhe kinematografike, gjithnjë e më të njohur dhe të vlerësuar. Sipas idesë së Carmelo Bene-s, personazhi i Salomè-s trajtohet përmes gjuhës së teatrit, muzikës, kinemasë dhe arteve skenike”.

Projekti synon të promovojë dhe përmirësojë veprat e Carmelo Bene dhe promovohet nga Accademia Mediterranea dell’Attore dhe Polo biblio-museale di Lecce, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës e në bashkëpunim me Institutet Italiane të Kulturës së Krakovës dhe Tiranës, Qyteti i Krakovës, Creative Industry Agency, Tirana Film Office, Agimi Art Center Tirana, Komunat e Otranto-s, Campi Salentina-s, la compagnia Factory Transadriatica dhe il Teatro Pubblico Pugliese.

Programi në Tiranë 16-18 Dhjetor:

 

16 dhjetor

ora 18:00 Projeksion i videos Là dove die canta nga Ra di Martino, tek Tulla Centre

ora 19:00  prezantimi i librit artistik Là dove mori canta nga Ra di Martino tek Tulla Centre

Me ndërhyrjen e Alessandro Ruggera, Luigi De Luca, Franco Ungaro, Ra di Martino dhe Brizia Minerva (nëpërmjet zoom)

17 dhjetor

ora 18:00 lexim poetik i ‘L mal dè fiori  nga Carmelo Bene, me Lorenzo Paladini dhe Miriana Moschetti tek AGIMI ART CENTER

ora 19:00 shfaqja e filmit Salomè (me titra në anglisht) tek AGIMI ART CENTER

Me ndërhyrjen e Alessandro Ruggera, Oscar Iarussi, Luigi De Luca, Franco Ungaro, Ilir Butka, Jonid Jorgji, Piergiorgio Giacchè

18 dhjetor

ora 18:00 prezantim i librave Nota Bene nga Piergiorgio Giacchè dhe Carmelo Bene e altre eresie nga Franco Ungaro tek AGIMI ART CENTER

ora 19:00 Shfaqja e filmit Nostra Signora dei Turchi tek AGIMI ART CENTER

Me ndërhyrjen e Alessandro Ruggera, Oscar Iarussi, Luigi De Luca, Franco Ungaro, Ilir Butka, Jonid Jorgi, Piergiorgio Giacchè

Hyrja e lirë

Off Project

Shfaqje “Andrea prima mia parola” nga dhe me Lorenzo Paladini” e ndjekur nga “Pupe di pane” nga Tonio De Nitto, një shfaqje mbi bukën dhe rrëfimet.

Me: Veronica Mele, Benedetta Pati, Giulia Piccini, Antonella Sabetta, Carmen Ines Tarantino

15.12.2023 ora 18:00

Qendra Kulturore Tulla

Rruga Hiqmet Delvina – Tiranë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular