BallinaKryesore“Me Berishën apo Bashën do të kandidoni në 2025-ën?” Ja si përgjigjet...

“Me Berishën apo Bashën do të kandidoni në 2025-ën?” Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

spot_img
spot_img

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se nuk mund ta parashikojë se krahë kujt do të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025, mes Berishës apo Bashës.

Komentet Tabaku i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se ajo vijon të ketë të njëjtin qëndrim, se PD duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas saj, kjo është e vetmja mënyrë të mposhtet maxhoranca socialiste.

Po e mban Jorida Tabaku mirë me vjehrrën e mirë me burrin, me Saliun e Bashën?

Unë jam në pozitën më të vështirë nga të gjithë. Kam punuar me të dy. E kam dhënë dorëheqjen nga nënktyetare, për të treguar se nuk ka asgjë më të madhe vetijake se betejat e PD. Bashë është ulur mes meje e zotit Bardhi. Unë në PD jam rritur që fëmijë. Unë një pozicion në PD për herë të parë e ka marrë në gusht të vitit 2021. I kam bërë betejat pavarësisht çdo pozicioni. Kur për mua erdhi një pozicion në PD e konsiderova si detyrim e jo si privilegj. Kemi punuar të gjithë bashkë për të kulmuar në fushatën e 2021 për ta bërë PD fituese. Kam një komunikim normal me Bashën, megjithëse kam rreth një muaj pa folur.

Me kë kandidon Tabaku në 2025, me Berishën apo Bashën?

Tabaku ka 2 vite që thotë se PD duhet të kandidojë bashkë. Të shikojë se çfarë na bën ne më mirë, copëzat apo një ofertë e unifikuar dhe nuk do lodhem duke thënë se PD duhet të jetë një në zgjedhjet e vitit 2025. Unë nuk them dot që jemi mirë kur nuk jemi mirë. Por të ardhmen nuk e parashikojmë dot. Ka vetëm një grup parlamentar që mblidhet, nuk di të ketë mbledhje të dy grupeve. Nuk i gjykoj dot kolegët. Kërkesa ime ka qenë që ne duhet të kemi një ofertë unike në Parlament. Kam mbështetur Bardhin për kryetar grupi sepse ashtu ishte shumica e grupit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular