BallinaKryesorePas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, urdhri i ministrit të...

Pas ngjarjes së rëndë në burgun e Peqinit, urdhri i ministrit të Drejtësisë: Të gjitha burgjet kalojnë në sigurinë më të lartë!

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme (15 dhjetor) ndërsa tre të dënuar me burgim të përjetshëm janë përfshirë në një përplasje me armë brenda burgu të sigurisë së Lartë të Peqinit.

Menjëherë pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Uli Manja, i cili ka urdhëruar që të të gjitha burgjet të kalojnë në sigurinë më të lartë.

Ndërkaq, vetë ministri është nisur në drejtim të burgut të Peqinit.

Kujtojmë se më herët, Manja kishte urdhëruar për vendosjen e Sokol Mjacajt, një prej të dënuarve të përfshirë në ngjarje në regjimin 41 bis.

Sokol Mjacaj, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në fshatin Prekalë të Shkodrës, pritej të izolohej në regjimin 41 bis.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!”- ka deklaruar ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular