Ish- prefekti i Kukësit, Granit Gjana është paraqitur sërish në SPAK. Ai është në hetim për abuzim me tendera.
Mësohet se Gjana do të merret sërish në pyetje sipas procedurës.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme vendosi vazhdimin e masës së sigurisë “pezullim nga detyra’ për Gjanën, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera.
Ai është paraqitur në gjykatë edhe më herët, më 7 dhjetor për njoftimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
“U dorëhoqa si Prefekt për t’u përballur me drejtësinë si qytetar. Nuk është favorizuar asnjë kompani” tha Granit Gjana pas seancës së GJKKO-së më 7 dhjetor.
HETIMI PER TENDERIN
Ish-zyrtari dyshohet se nuk ka pasijur në kohën e duhur me Autorizimin për tregtimin e lëndëve djegëse një subjekt privat, i cili kishte kryer pagesat e nevojshme dhe dorëzuar dokumentacionin pranë organit shtetëror sipas ligjit.
Ai e ka penguar subjektin të kualifikohet në dy procedurat e tenderit me objekt “Blerje karburanti”, në vlerën 21.000.000 lekëve, të organizuara nga Autoriteti Kontraktor Bashkia Kukës përgjatë vitit 2023.
Për pasojë Granit Gjana akuzohet se ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm.
Por kush është ish-zv.kryetari i Bashkisë Kukës
Granit Gjana është personazhi i tretë i videoskandalit s*ksual të Safet Gjicit dhe Alma Kaçit në zyrën kryebashkiakut.
Pasi Safet Gjici i premtoi Alma Kaçit tenderin për qentë e rrugës pas aktit seksual, ai e adresoi tek vartësi i tij.
Granit Gjana është personi që merr kontakt me Alma Kaoin duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.
Sipas të dhënave, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i Bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma Kaçit për planin e ndërtimit të qendrës së sterilizimit dhe kastrimit të qenëve të rrugës.
Pas bërjes publike të videoskandalit, ish-zv.kryetari i Bashkisë Kukës u mor në pyetje nga SPAK. Ky i fundit i marrë në pyetje theksoi se plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak.