BallinaPolitikeEMRAT/Ja 30 deputetët që firmosën kërkesë në Kushtetuese: Kërkojnë pezullimin e arrestimit...

EMRAT/Ja 30 deputetët që firmosën kërkesë në Kushtetuese: Kërkojnë pezullimin e arrestimit të Berishës

spot_img
spot_img

Zbulohen emrat e 30 deputetëve që kanë firmosur kërkesën dërguar të enjten, (14 dhjetor 2023) në Gjykatën Kushtetuese, për të shpëtuar Sali Berishën nga arrestimi.

Përveç 19 deputetëve të Rithemelimit, pra mbështetës të deklaruar të Sali Berishës, firmën për mbrojtjen e ish-kryeministrit në hetim për aferën “Partizani”, e ka dhënë edhe Gazmend Bardhi bashkë me 10 deputetë të grupit të tij.

Bardhi dhe deputetët e tij kanë siguruar numrin e firmave (jo më pak se 28 deputetë) që duheshin për të dorëzuar padinë në Gjykatën Kushtetuese.

Emrat u mbajtën të fshehtë, askush nuk doli publikisht të flasë për këtë fakt, e madje vetë Berisha deklaroi se nuk e se kush ishin deputetët.

E pyetja që ngrihet është se çfarë interesi fshihet që nuk bëheshin publike emrat dhe firmat e atyre që duan ta shpëtojnë Berishën nga arrestimi?

Në mesin e firmëtarëve janë jo vetëm Bardhi por dhe deputetë të grupit të tij si Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Saimir Korreshi apo edhe Lefter Gështenja. Përgjigjja përse Rithemelimi zgjodhi të mbajë të fshehta 30 firmat, në fakt mund të gjendet pikërisht tek emrat e grupit Bardhi, pasi këta të fundit publikisht janë shprehur se beteja e Sali Berishës nuk i mbivendoset aksionit opozitar në parlament.

Berisha po përpiqet të mbrohet me padinë e 30 deputetëve mbështetës në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar pezullimin e çdo mase ndaj tij derisa të zgjidhet konflikti i kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe SPAK sa i takon heqjes ose kufizimit të lirisë së deputetit. Ç’ka rrjedhimisht nëse pranohej, do të shpallte anti-kushtetues, çdo vendim tjetër që rrjedh prej masës së parë, siç është arrestimi i pritshëm.

Nëse edhe kjo tentativë i dështon dhe Gjykata ia rrëzon padinë, mbrojtja e Berishës në anën tjetër, janë protestat para Kuvendit në të njëjtën ditë, të hënën, dhe në të njëjtën orë, në mesditë, kur Këshilli i Imunitetit shqyrton kërkesën e SPAK për masë arresti ndaj Berishës.

30 DEPUTETËT KUNDËR ARRESTIT TË BERISHËS

1 -Greta Bardeli

2- Kastriot Piroli

3- Lindita Metaliaj

4 -Edmond Spaho

5 -Qani Xhafa

6 -Ludovik Hasani

7 -Flamur Noka

8- Gazmend Bardhi

9- Agron Gjekmarkaj

10- Xhelal Mziu

11- Lefter Gështenja

12 -Saimir Korreshi

13 -Luan Baci

14- Elda Hoti

15 -Zheni Gjergji

16 -Dhurata Çupi

17- Helidon Bushati

18- Ramadan Likaj

19 -Edi Paloka

20 -Albana Vokshi

21- Tritan Shehu

22 -Petrit Doda

23- Sorina Koti

24 -Oerd Bylykbashi

25 -Bujar Leskaj

26- Dashnor Sula

27- Ina Zhupa

28- Kasem Mahmutaj

29- Asllan Dogjani

30 Isuf Çela

Zbulohen emrat/ Gaz Bardhi me 29 deputetë firmosën kërkesë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular