BallinaAktualitetTemperaturat minimale arrijnë deri në -8 gradë Cesius, si parashikohet moti për...

Temperaturat minimale arrijnë deri në -8 gradë Cesius, si parashikohet moti për fundjavën! Ja qarqet ku do të ketë reshje dëbore

spot_img
spot_img

Vendi ynë gjatë fundjavës do të ndikohet ditën e shtunë nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme ndërsa të dielën pritet përimrësimi i situatës meteorologjike.

Nga dita e shtunë, por kryesisht të dielën pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale si dhe rënie në ato të mesditës, çka lidhet dhe me formimin e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.

Temperaturat minimale të shtunën arrijnë në -2 gradë, ndërsa të dielën në -8 gradë në qarkun e Kukësit.

Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra.

Në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por kryesisht në lartësitë mbi 700 metër si në verilindje ashtu dhe juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Ndërsa ditën e nesërme, për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore parashikohet mot i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje

Parashikimi i motit nga SHMU:

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet fillimisht ditën e Shtunë nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme ndërsa për ditën e Diel pritet përimrësimi i situatës meteorologjike.

Në këtë mënyrë per ditën e nesërme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe afatshkurtra. Në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar por kryesisht në lartësitë mbi 700 metër si në verilindje ashtu dhe juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.

Vlen për tu theksuar se duke filluar nga dita e nesërme por kryesisht dita e Diel pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale si dhe rënie në ato të mesditës, cka lidhet dhe me formimin e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore në lindje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular