BallinaPolitike‘Kushtetuesja’ pezulloi marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Rama: Provë se që nuk...

‘Kushtetuesja’ pezulloi marrëveshjen me Italinë për emigrantët, Rama: Provë se që nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri! Besoj se…

spot_img
spot_img

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka kryer detyrën e saj, sepse sipas Kushtetutës është automatike pezullimi i një marrëveshjeje për ta marrë në konsideratë përpara ratifikimit në Parlament. Është provë që nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri”, kështu tha kryeministri Edi Rama në festivalin Atreju në Itali, ku ka folur për marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

“Kam besim sepse marrëveshja nuk ka asgjë antikushtetuese. Deri në mars është afati kohor, por besoj se vendimi do të merret shumë më herët sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe të dyja qeveritë duhet të dinë nëse mund të vazhdojnë apo jo”, tha më tej Rama.

Në lidhje me marrëveshjen me emigrantët, kreu i qeverisë është shprehur se nuk do të pranojë kërkesa nga vende të tjera europiane.

Nuk do të pranoja kërkesa të tjera nga vendet evropiane, kemi pasur nga vendet e tjera të BE-së, por kemi thënë jo” shtoi kryeministri shqiptar, pa i bërë të ditur emrat e shteteve.

Rama theksoi se janë “shtete kushërinj dhe jo vende simotra si Italia”

“Ka një ndryshim: nëse bëjmë një marrëveshje me një vend si Italia, e bëjmë si një përpjekje të përbashkët, jo sikur të ishim një vend jashtë të cilit do ta transferonim problemin. Ajo që po bën Italia nuk është ta transferojë problemin, por të përpiqet të zgjerojë hapësirën për të menaxhuar këtë rrugë duke u marrë me vetë problemin”, tha Rama.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular