BallinaAktualitetYjet e Sportit, kryeministri Rama: Të gjithë do marrin shpërblimin e merituar,...

Yjet e Sportit, kryeministri Rama: Të gjithë do marrin shpërblimin e merituar, bashkëpunojmë me FSHF për Europianin 16 Dhjetor, 2023 19:33

spot_img
spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Mbrëmjen e Madhe të Yjeve të Sportit 2023, u shpreh se të gjithë sportistët që bëjnë arritje në Shqipëri do marrin shpërblimin e merituar. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se shpërblime të tilla,  janë ndër më të lartat në Europë. Gjithashtu, numri një i qeverisë theksoi se do ketë bashkëpunim të plotë me Federatën Shqiptare të Futbollit, në prag të Europianit.

“Të gjithë sportistët që arrijnë rezultatet, nga ato modeste deri te mëdhatë, shpërblehen dhe përfshihen në një sistem. Të gjithë kampionët kanë një vend të nderuar në Shqipëri.

Shpërblimet për rezultaet dhe arritjet janë një ndër më të lartat në Europë. Vetëm kështu kemi bërë të mundur që të vijnë sportistë edhe nga vende tjera, që të konkurrojnë me flamurin shqiptar. Kjo gjë është bërë në vendet e mëdha-ja.

Ne i kemi dhënë mbështetje edhe FSHF-së për të pasur lehtësi për Europianin. Unë besoj se më e mira është e gjitha përpara dhe besoj se jemi në një proces.  Në emër të të gjithëve ju, falenderoj Presidentin e Komitetit Olimpik Europian, i cili na nderon sot me praninë e tij” – Tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular