BallinaPolitike“Sfida e re diplomatike vjen nga Gjermania”- Kathimerini: Çështja “Beleri” dhe mbështetja...

“Sfida e re diplomatike vjen nga Gjermania”- Kathimerini: Çështja “Beleri” dhe mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë ka çuar në përplasje mes Mitsotakis dhe Scholz

spot_img
spot_img

Për shtetin grek tashmë ka një tjetër sfidë diplomatike, ajo me Gjermaninë, e cila lidhet me mbështetjen që kjo e fundit i dha Shqipërisë për anëtarësim në BE.

Gazeta greke “Kathimerini” i ka kushtuar një artikull raporteve jo fort të mira mes kryeministrit Mitsotakis dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.

“Mbështetja e Gjermanisë për pranimin e Shqipërisë, pavarësisht burgosjes së vazhdueshme të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ka çuar në përplasjen e Mitsotakis me kancelarin Olaf Scholz”, shkruan gazeta më e madhe greke, cila thotë se “pas zbutjeve të tensioneve greko-turke, tashme Greqia duhet të merret edhe me Gjermaninë për çështjen e zgjerimit”.

“Gjermania ka marrë si mësimin e saj kryesor nga pushtimi rus në Ukrainë se përpjekja shumë e madhe për të akomoduar Rusinë dhe të tjerët brenda Bashkimit Evropian (Hungaria, për shembull), një shenjë dalluese e viteve të kancelares Angela Merkel, ishte një gabim. Për ta korrigjuar atë, Berlini tani duket i gatshëm të heqë dorë nga unanimiteti, të paktën në politikën e jashtme dhe të sigurisë”, shkruan gazeta.

Hapja e një rruge drejt anëtarësimit të Ukrainës në BE, janë të mirëseardhura, shkruan gazeta, e cila thekson se mbështetja e Gjermanisë për pranimin e Shqipërisë, pavarësisht burgosjes së vazhdueshme të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ka çuar në përplasjen e Mitsotakis me kancelarin Olaf Scholz.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular