BallinaPolitikeKryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi pret ministrin Balla: Pritëm 200.000 vizitorë brenda...

Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi pret ministrin Balla: Pritëm 200.000 vizitorë brenda këtij viti

spot_img
spot_img

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bashkisë së Bajram Currit, Rexh Byberi si dhe drejtues të institucioneve vendore.

Ministri Balla theksoi se në Tropojë gjatë viteve të fundit është investuar më shumë se të gjitha qeveritë e tjera të marra së bashku, investime të cilat do të vijojnë edhe në vitin 2024.

“Vëmendja e qeverisë ka qenë e lartë. Janë financuar një sërë projektesh, dhe do të vazhdojë të jetë mbështetja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë për ta shndërruar Tropojën në një destinacion të rëndësishëm. Tropoja është e bekuar nga zoti, me pasuritë natyrore, me njerëz të mirë, punëtorë, t’i shfrytëzojmë këto për ta kthyer në destinacion të agroturizmit”, tha Balla.

“Dy javë nga mbyllja e vitit 2023, numri i turistëve në Tropojë po i afrohet 200.000 vizitorë. Lidhja përmes bjeshkëve me Malin e Zi dhe nga ana tjetër, hapja e pikës së kalimit kufitar do ta rriste ndjeshëm numrin e turistëve në Tropojë. Ambicia është që këta vizitorë të qëndrojnë sa më gjatë, dhe prandaj do të vazhdojmë të bëjmë më shumë punë, përpjekje dhe investime, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Tropoja është një nga bashkitë me nivele shumë të ulëta kriminaliteti gjatë 2023.

“Si ministër i Brendshëm do doja të dëgjoja shqetësimet tuaja, – tha Balla, duke shtuar se – Paketa e Sigurisë në shkolla mbetet prioritet kryesor, por edhe që në Alpet tona të bukura të mos shfaqet fenomeni i lëndëve narkotike, dhe çdo lloj paligjshmërie t’i japim përgjigjen e duhur”, shtoi ministr

Kryetari i Bashkisë u shpreh se Tropoja kaloi një periudhë të vështirë të 1997, që i kushtoi shumë, por sot është ndër qytetet më të qeta dhe të sigurta në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular