Në vetëm 6 muaj në detyrë, kryetari i Bashkisë Has Miftar Dauti ka lëvizur me të gjitha energjitë që e karakterizojnë për të krijuar ura bashkëpunimi në funksion të zhvillimit të zonës dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve. Në funksion të këtij qëllimi z.Dauti ka pasur një komunikim intensiv me institucionet vendase dhe të huaja. Pas fitores së mandatit më 14 maj fal besimit të qytetarëve (një fitore që i dedikohet personalisht atij për respektin që gëzon në zonë) dhe marrjes së urimeve, që në ditët e para z.Dauti do të lëvizte menjëherë për të bërë më të mirën në funksion të qytetit të Krumës dhe Njësive të Bashkisë Has. Me devizën “Qytetari i pari”, dhe obligimin për të bërë më të mirën për Hasin, z.Dauti nga dita e marrjes së detyrës duke qenë kryebashkiak i të gjithëve ka kërkuar nga qytetarët të jenë në komunikim permanent për nevojat e tyre me qëllim që institucioni i Bashkisë të ofronte zgjidhje brenda atyre mundësive që ka, por edhe përcjell ato në institucionet përgjegjëse sipas fushave. Duke qenë kryebashkiaku i çdo hasiani, Miftar Dauti i ka shtrirë dorën dhe qeverisë prej së cilës pret bashkëpunimin për projekte të ndryshme zhvillimore që kanë të bëjnë me përmirësimin rrënjësor të infrastrukturës. Kryebashkiaku Miftar Dauti do të hidhej menjëherë në “sulm” ku do të kishte takimet e para me disa ambasadorë në vend prej të cilëve do të kërkonte bashkëpunim përmes projektesh në funksion të zhvillimit të Hasit si dhe nuk do të mungonte as vizita jashtë vendit.
Prioritet absolut i kryetarit të ri të Bashkisë Has Miftar Dauti është edhe bashkëpunimi ndërkufitar përmes projektesh me vëllezërit matanë kufirit ku nuk kanë munguar takimet as me drejtuesit vendorë të Prizrenit, Gjakovës, Prishtinës deri tek kryeministri Albin Kurti.
Si një qytetar, deri dje opozitar vendor, por tashmë edhe si kryebashkiak i Hasit, Miftar Dauti së bashku me stafin i kanë bërë tashmë një ekzaminim të qartë zonës dhe ia dinë shumë mirë diagnozën. E ka të qartë ku duhet të ndërhyhet në mënyrë “kirurgjikale”, se çfarë duhet që Bashkia që drejton të jetë një prej zonave të zhvilluara të Shqipërisë. Projektet janë të ndryshme, janë gati, veçse ato presim përkrahjen e ekzekutivit apo dhe të tjera intitucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare duke qenë së të ardhurat vendore nuk e mundësojnë ndryshimin që pret.
Vullneti i Miftar Dautit për bashkëpunim nuk do të mungojë. Ai e ka zgjatur dorën, pret bashkëpunimin.