BallinaAktualitetBanorët e fshatrave të Lumit të Vlorës ne protestës për ujin/Kreu i...

Banorët e fshatrave të Lumit të Vlorës ne protestës për ujin/Kreu i PAA Agron Duka: Mos i detyroni bënorët të braktisin tokën dhe bagëtitë!

spot_img
spot_img
Mos i detyroni bënorët e fshatrave të braktisin tokën dhe bagëtitë!
Si kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, iu bashkova protestës së banorëve të fshatrave të Lumit të Vlorës për ujin, jo si parti opozitare, pasi nuk kisha e nuk kam qëllim për të bërë politikë. Por iu bashova si drejtues i një partie që ka në fokus mjedisin dhe bujqësinë. Sepse kauza e këtyre njerëzve lidhet pikërisht me të dyja këto çështje jetike.
Padyshim që uji është pasuri kombëtare dhe prej saj duhet të përfitojnë të gjithë shtetasit. Por në rastin konkret, kemi të bëjmë me një dëm të madh që u bëhet banorëve vendas, bujqësisë dhe shumë komponenteve mjedisore të zonës. Këtu nuk bëhet fjalë për një komunitet të vogël, por për mbi 30 fshatra që jetojnë në luginën e këtij lumi. Marrja e ujit në burim, do të shterojë lumin dhe do të vrasë jetën. Sepse uji është burimi i jetës për njerëzit, tokën bujqësore, bagëtitë, kafshët e egra, zogjtë dhe gjithëcka tjetër që jeton në këtë zonë.
Vërtet burimet ujore janë pasuri kombëtare dhe të gjithë mund dhe duhet të përfitojnë prej tyre, por tua marrësh ujin disa banorëve, të cilët prej shekujsh janë vendosur në këto zona pikërisht sepse aty ishte uji, dhe tua dërgosh disa të tjerave që u vendosën në një zonë ku nuk kishte ujë, kjo nuk është e drejtë.
Uji mund të merret, por duhen studime që të vendosin ekuilibra, për të mos i dhënë jetë një zone, duke vrarë një zonë tjetër banimi.
Sot ne e dime mirë që sfida më e madhe e qeverisë në raport me bujqësinë dhe demografinë është rujatja e zonave rurale nga shpopullimi. Fshatrat kanë pësuar një largim masiv të banorëve, që ikin në qytete apo jashtë vendit. Kjo rrezikon braktisjen e tokës, braktisjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Dhe deri tani pasojat në këtë drejtim janë shumë të rënda.
Por, në vend që ne të hartojmë e zbatojmë projekte e strategji se si ti mbështesim banorët që janë të lidhur me tokën dhe blegtorinë, që të qëndrojnë pranë tokës dhe së tyre, qeveria merr vendime që i detyron banorët të ikin natën nga fshatrat.
Para se të hartojë projektin për të derguar ujin e kësaj e kesaj zone, në një zonë rezidenciale, të cilën pronarët e përdorin vetëm për uikende, qeveria duhet ti japë përgjigje mijëra njerëzve që punojnë e jetojnë në tokat e tyre shekullore këtu: Me se do të jetojnë kata? Ku do të shkojnë këta njerëz, të cilët në mungesë të ujit do të detyrohen të marrin plaçkat e të ikin?
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular