Futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Maqedoninë e Veriut, Arijan Ademi me paraqitjen e sotme kundër Hajdukut të Splitit, në derbin më të madh kroat, ka arritur që të shkruaj histori.
32-vjeçari ka zhvilluar ndeshjen e tij të 37-të kundër rivalit të përbetuar, duke thyer në këtë mënyrë rekordin e Drazhen Ladiç.
Ademi në elitën e futbollit kroat numëron plotë 301 paraqitje, ku ka regjistruar edhe 25 gola dhe 21 asistime. Ai këtë edicion ka zhvilluar 12 ndeshje, duke realizuar edhe 1 gola kundër HNK Gorica.
Vlen të theksohet fakti se në gjysmën e parë të sezonit Ademi u transferua të klubi kinez i Bejing, por aventura e tij atje zgjati vetëm 19 ndeshja, duke u rikthyer sërish te Dinamo e Zagrebit.
PANORAMASPORT.AL