BallinaRajoniAleksandër Vuçiç shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare, vazhdon gara për Beogradin

Aleksandër Vuçiç shpall fitoren në zgjedhjet parlamentare, vazhdon gara për Beogradin

spot_img
spot_img

Lista e Partisë Përparimtare Serbe “Aleksandër Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 46.6 për qind të votave në zgjedhjet e 17 dhjetorit, që nënkupton 129 ulëse në Parlament, sipas sondazheve të organizatës joqeveritare, Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci.

Në vendin e dytë është koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, me 23 për qind të votave apo 63 ulëse.

Në vendin e tretë është Partia Socialiste Serbe, e ish-ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, me 6.9 për qind të votave apo 19 ulëse.

Daçiq ka shprehur gatishmëri që të bashkëpunojë me partinë e Vuçiçit.

Sipas sondazheve, nga listat e komuniteteve, Shaip Kamberi e ka siguruar një ulëse të komunitetit shqiptar, Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës pritet të fitojë gjashtë ulëse, koalicioni i kroatëve të Vojvodinës tri ulëse dhe një ulëse ka fituar Partia Ruse.

Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.

Një total prej 18 partive dhe aleancave kanë garuar për të fituar mbështetjen e 6.5 milionë banorëve, me të drejtë vote, për përfaqësim në Parlamentin me 250 ulëse.

Pragu për hyrje në Parlament është 3 për qind.

Fillimisht numërohen votat për Parlament, më pas për krahina dhe ato lokale.

Mospajtime për Beogradin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se partia e tij është rritur për 10 për qind në të gjitha vendvotimet, në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Ai ka pretenduar se partia e tij ka fituar edhe në Beograd.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, anëtare e Partisë Përparimtare Serbe, e ka shpallur, po ashtu, fitoren e partisë.

Bërnabiç i ka hedhur poshtë deklaratat e mediave, opozitës dhe organizatave joqeveritare për parregullsi në zgjedhje, duke i cilësuar “gënjeshtra brutale”.

Predrag Mitroviç nga koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, ka thënë se rezultatet janë të mira, duke e pranuar renditjen në vend të dytë.

“Është e qartë se numri i madh i votuesve prej Republikës Sërpska [të Bosnje-Hercegovinës] që kanë votuar ilegalisht në kryeqytet, sepse nuk kanë pasur adresa banimi aty, ka pasur efekt në rezultatin e përgjithshëm”, ka thënë ai.

Sipas Mitroviqit, numërimi i votave për zgjedhjet lokale në Beograd sapo ka nisur, por që grupi “ka bazë për besim në rezultate të mira, që do të thotë, fitore në Beograd”.

“Ne besojmë në fitore në Beograd”, ka thënë mes tjerash ai.

Mirosllav Alleksiç, nga ky koalicion, ka thënë se nuk vjen në shprehje fitorja e partisë së Vuçiçit në Beograd, ndonëse ka informacione se “40.000 letërnjoftime u janë lëshuar njerëzve që të vijnë të votojnë si qytetarë të Beogradit”.

“Njerëzit që nuk janë nga Beogradi erdhën për të votuar në Beograd”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Sipas tij, koalicioni “Serbia kundër dhunës” nuk mund ta pranojë këtë fakt dhe do të luftojë kundër “vjedhjes zgjedhore me të gjitha mjetet”.

“Sot ne dëshmuam dhunë të pashembullt zgjedhore. Ajo që ndodhi sot në të gjithë Serbinë nuk mund të jetë diçka që ne mund ta pranojmë si rezultat i zgjedhjeve demokratike dhe të ndershme”, ka thënë mes tjerash ai.

“Votat janë ende duke u numëruar në një numër të madh të vendvotimeve, veçanërisht në Beograd”, ka thënë Alleksiq.

Qendrat e votimit kanë qenë të hapura prej orës 07:00 deri në orën 20:00, përveç rasteve ku ka pasur radhë të votuesve duke pritur në qendrat e votimit.

Deri në orën 19:00 kanë votuar 55.5 për qind e qytetarëve.

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Serbisë, Vlladimir Dimitrijeviq, ka thënë se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë – gjithsej 8.273.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular