Një aksident është shënuar ditën e sotme (e dielë, 17 dhjetor) në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ndërsa mësohet se në të janë përfshirë tre automjete.
Sipas informacionit paraprak, shtetasi me inicialet H.K ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij ‘LandRover’ dhe ka përfunduar duke përplasur edhe dy automjete të tjera.
Si pasojë e kësaj përplasjeje kanë mbetur të lënduar drejtuesi i një prej automjeteve me iniciale A.L si dhe një pasagjere.
Dy të lënduarit janë nisur drejt spitalit, ku edhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Informacion paraprak
Me datë 17.12.2023, në, shtetasi H.K., duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me dy automjete të tjera, me drejtues shtetasit A.L., dhe T.A. Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.L., dhe një pasagjere, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.