BallinaPolitikeKëshilli i Mandateve vendos sot mbi kërkesën e SPAK për dhënien e...

Këshilli i Mandateve vendos sot mbi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës, do te kete protestë para Kryesisë!

spot_img
spot_img

Opozita do të jetë sot në protestë te Kryesia e Kuvendit, në të njëjtën orë që do të shqyrtohet edhe kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetit për Sali Berishën.

Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 për të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK-ut, që kërkon dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha. Nuk dihet nëse Berisha do të jetë sot përballë socialistëve dhe prokurorëve të SPAK-ut, apo do të përfaqësohet me avokatët e tij në këtë mbledhje.

Por në të gjitha daljet e tij publike, ish-kryeministri ka deklaruar se protesta e thirrur nga opozita, edhe pse përkon me të njëjtën orë me mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, nuk ka aspak lidhje me vendimin që pritet të merret për fatin e imunitetit të tij.

Sipas Berishës, opozita do të protestojë të hënën për grushtin e shtetit brenda shtetit, që Kryeministri Rama po bën duke marrë kompetencat e parlamentit përmes vendimeve antikushtetuese të SPAK-ut, që ai thotë se prokurorë e gjyqtarë po kërkojnë t’i imponojnë Kuvendit në shkelje me ligjin themeltar të shtetit rëndimin e masës ndaj tij në arrest me burg, ose arrest shtëpie.

“Nuk protestojmë për personin, por protestojmë strikt për grushtin e shtetit brenda shtetit që po bën Edi Rama, duke marrë pushtetin e Parlamentit. Këto protesta do të jenë të pandërprera tani. Nuk ka asnjë zgjidhje tjetër. Ose nënshtrim dhe firmosje që tani të fitores edhe në vitin 2040 të Edi Ramës”, deklaroi lideri demokrat.

Pavarësisht vendimmarrjes së sotme të Këshillit, ish-kryeministri është shprehur se do ta njohë vendimin e Parlamentit. Nga Gjirokastra ku zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha foli për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij, me qëllim ashpërsim të masës së sigurisë.

Për Berishën, kjo është një tentativë e Kryeministrit Edi Rama për të ndaluar mosbindjen civile të opozitës. Berisha tha se Rama beson se me izolimin e tij mund ta bllokojë këtë mosbindje, por e vërteta sipas kryedemokratit është se kjo vetëm sa do e fuqizojë më shumë këtë lëvizje.

“Përpjekja e fundit ndaj Sali Berishës. Akuzon dhëndrin e tij se ka marrë në një proces 15- vjeçar, në përputhje të plotë me çdo ligj të vendit, 408 metër tokë të konfiskuar nga regjimi komunist gjyshërve të tyre, të cilët e kanë paguar me burg. Vetë Edi Rama nga kjo tokë ka marrë 1200 metër katrorë me katër vendime qeverie. Kjo është e vërteta. Dhe tani, porosit gjykatës dhe prokurorë të përcaktojnë masa antikushtetuese kundër meje, duke besuar se me izolimin tim mund të bllokojë mosbindjen civile të PD-së. I bindur jam se kjo jo vetëm do të bllokojë, por do ta fuqizojë më shumë këtë lëvizje dhe Edi Rama do i ketë ditët e shkurtra. Pra, ne jemi në mision”, deklaroi ai.

Për Berishën, PD-ja ndodhet para detyrës më të rëndësishme të saj, atë të përmbysjes së narko-diktaturës në Shqipëri.

“Ndodhet para detyrës së përmbysjes së narko-diktaturës në Shqipëri. Unë kam bindjen se ne me kauzën tonë të drejtë do të ecim të sigurt drejt fitores”, theksoi lideri i PD-së.

Mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të merret vetëm me votat e 5 socialistëve, apo atyre do t’u bashkohet edhe ajo e përfaqësuesit të Lulzim Bashës në këtë këshill, Enkelejd Alibeaj. Ndërkohë në pikëpyetje është prezenca e anëtarëve të tjerë demokratë në këtë mbledhje, të cilët janë pjesë e aksionit të opozitës në Kuvend si Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Ervin Salianji dhe Saimir Korreshi.

Për tubimin e thirrur nga demokratët, komisariatet e policisë do të jenë të hënën në gatishmëri edhe për mbarëvajtjen e tij. Drejtoria e Policisë së Tiranës ka hartuar një plan masash me prezencë të shtuar të punonjësve të rendit në perimetrin ku do të mbahet protesta. Krahas protestës të së hënës, opozita ka paralajmëruar edhe një tjetër tubim përpara Parlamentit të enjten, ku me gjasë socialistët do të votojnë në seancë plenare dhënien e autorizimit për arrestimin e ishkryeministrit Berisha.

Paralelisht me këto zhvillime, 28 deputetë të grupit parlamentar të PD-së teksa e cilësojnë në shkelje të ligjit themeltar të shtetit dhe një vendim të diktuar politikisht masën e dhënë nga SPAK-u ndaj Sali Berishës, iu drejtuan pak ditë më parë Gjykatës Kushtetuese, duke u kërkuar togave të zeza pezullimin e masave shtrënguese ndaj ish-kryeministrit dhe interpretimin e nenit 73 të Kushtetutës, pika 2 e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular