BallinaAktualitetA do të kërkohet arrestimi i Berishës pas heqjes së imunitetit? Ja...

A do të kërkohet arrestimi i Berishës pas heqjes së imunitetit? Ja si përgjigjet kreu i SPAK

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, është shprehur se do të jenë prokurorët e çështjes së Sali Berishës që do të vendosin nëse do të kërkohet arrestimi i ish-kryeministrit nëse Kuvendi vendos heqjen e imunitetit të tij të deputetit.

I pyetur se çfarë mase do të vendosë SPAK ndaj ish-kryeministrit, Dumani u përgjigj se: “Masa për Berishën në vlerësimin e prokurorisë të çështjes”, duke shtuar ai do të firmosë vetëm shkresën.

Akuzat nga politika

Gjate fjales se tij, Altin Dumani eshte shprehur se ka ka krijuar imunitet nga akuzat politike, nderkohe qe ka shtuar se: “Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve”. 

“Retorika politike apo presioni mediatik te unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe reagimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurorëve të SPAK. 

Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqetëson retorika politike në raport me hetimin. Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale. Nuk ka munguar as mbështetja buxhetore.”, tha ai.

Duke u ndalur te çështjet me natyrë korruptive, Dumani tha se këto dosje janë të vështira për t’u hetuar.

Çështjet me natyre korruptive, apo të tenderave janë të vështira për t’u hetuar. Kërkojnë kohë, kërkojnë njerëz, kërkojnë teknika speciale të hetimit. Kur nis një hetim ku kombinohet hetimi historitë, por edhe hetim proaktiv, hetimi zgjat shumë. Nuk e them për shfajësim, por duhet ta marrim parasysh. Nuk mund të krahasojë një çështje që ne hetojmë me një çështje të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm.

Nuk duhet t’i mëshojmë shumë çështjes sasiore. Sa i takon transparencës, ne jemi përpjekur të jemi transparentë me publikun, duke publikuar në faqen tonë raportet vjetore, rregulloret, njoftimet për shtyp. Ka edhe raste të rralla, kur bëjmë reagime publike për çështje të cilat tërheqim vëmendjen e opinionit publik”, theksoi ai.

Kuvendi

Kuvendi do të votojë në seancën parlamentare të së enjtes (21 Dhjetor) për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës, që i hap rrugë arrestimit të tij.

Ndërkohë opozita ka organizuara protesta para Parlamentit që do të nisin rreth orës 09:00.

Zbardhen skenarët

Opozita ka paralajmëruar betejë në dy fronte ditën e enjte, teksa Kuvendi pritet të miratojë kërkesën e SPAK-ut, që i hap rrugë autorizimit për masën arrest në shtëpi ose me burg ndaj Sali Berishës.

Protesta do të zhvillohet më 21 dhjetor në orën 09:00 para Kuvendit të Shqipërisë.

“Opozita e të drejtave të mohuara në aksion” është logo e protestës së thirrur nga Berisha.

Dy ditë më parë Këshilli i Mandatave miratoi me 6 vota pro kërkesën e SPAK që i hap rrugë arrestimit të Berishës. Me votat e PS-së u bashkua edhe deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

Ndërkohë Klotilda Bushka u caktua relatore për të hartuar raportin që do t’i dorëzohet seancës plenare. Pas mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar, Sali Berisha e Gazment Bardhi ndonëse nuk dhanë detaje mbi strategjinë që do të ndjekin në dy mosbindjet civile brenda e jashtë sallës së parlamentit, folën për një betejë pa kthim të opozitës.

Teksa i bëri thirrje SPAK-ut që të ndërmarrë akte vetëm me forcën e ligjit, të enjten ndonëse do jetë në mosbindje civile brenda në sallën e parlamentit, Bardhi dhe deputetët e grupit parlamentar nuk do të marrin pjesë në votim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular