BallinaPolitikeProjekt-ligji i mazhorancës për Komisionet Hetimore, reagon PD, Çollaku: kufizon hapësirën që...

Projekt-ligji i mazhorancës për Komisionet Hetimore, reagon PD, Çollaku: kufizon hapësirën që Kushtetuta i siguron opozitës

spot_img
spot_img

“Projektligji i paraqitur në Kuvend për ndryshimin e ligjit Për Komisionet Hetimore në vlerësimin e Partisë Demokratike është një përpjekje e mazhorancës aktuale për të kufizuar hapësirën që Kushtetuta i garanton opozitës.” – Kështu u shpreh në një deklaratë për shtyp nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku.

Më poshtë deklarata e plotë:

Projektligji i paraqitur në Kuvend për ndryshimin e ligjit Për Komisionet Hetimore në vlerësimin e Partisë Demokratike është një përpjekje e maxhorancës aktuale për të kufizuar hapësirën që Kushtetuta i garanton opozitës në fushën e kontrollit parlamentar.

Përkufizimi që projektligji i propozuar i bën konceptit “çështje e veçantë”, koncept i përcaktuar nga neni 77 i Kushtetutës është hartuar me qëllim kufizimin e mundësisë së ngritjes së komisioneve hetimore.

Kriteret e parashikuara për ekzistencën e çështjes së veçantë jo vetëm që janë detajuar përtej nevojës ligjore dhe traditës parlamentare, por krijojnë edhe paqartësi në raport me organin e parlamentit që ka tagrin e vlerësimit paraprak të plotësimit apo mosplotësimit të këtyre kritereve.

Vlerësimi përfundimtar lidhur me përmbushjen ose jo të kritereve sipas projektligjit do të varet nga vullneti i shumicës parlamentare ç’ka bie ndesh me parashikimet ligjore të kushtetutes dhe rolin kontrollues që kushtetuta i ka njohur një pakicave parlamentare.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular