Keshilli Bashkiak Kamez ka miratuar buxhetin e bashkisë për vitin 2024. Në buxhetin e vitit të ardhshëm pritet të financohen dhjetëra projekte në infrastructure. Në fjalën e tij para këshilltarëve, kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli bëri një prezantim konkret të buxhetit, fokusin që do të ketë ai, si dhe garantoi që me zbatimin e tij Kamza dhe Paskuqani do të jenë me një infrastrukturë shumë më të mirë dhe të standardeve bashkëkohore sikurse eshte punuar deri me tani.
Zoti Suli theksoi dhe faktin se ky buxhet është shqyrtuar me grupet e interesit si dhe me komunitetin për të qenë dhe ata të përfshirë duke qenë se është në interes të tyre. Objektivi prioritar i këtij buxheti do të jetë përmirësimi i mwtejshwm infrastrukturës në të gjithë territorin e Bashkisë Kamëz dhe Njësisë Paskuqan si dhe rritja e numrit të të punësuarve, zhvillimi ekonomik si dhe rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
Statusi i Kryetarit te Bashkise Kamez Rakip Suli ne FB
Pas dëgjesave publike dhe konsultimeve me qytetarët në çdo lagje e Njësi Administrative, miratuam Buxhetin e Bashkisë Kamëz për vitin 2024.
Buxhet i përqëndruar te qytetari me fokus kryesor; Zhvillimin e qytetit, Ekonominë, Shërbimin Social, Arsimin, Sportin, Rininë. Investime strategjike për Kamzën, duke arritur standarde në çdo pjesë të qytetit. Parkun e Liqenit të Paskuqanit, Amfitetatrin, Shkallët Panoramike, Terrene Sportive, Kënde Lojrash, Sistemimin e 175 familjeve prekur nga Unaza e Madhe Paskuqan, Parkimin Nëntokësor Qendër Kamëz, Sheshin, Bashkinë e re, Rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës, Fusha Sportive Valias, Pedonalja në Frutikulturë, Investime në Arsim, Ushqim pa pagesë në kopshte/çerdhe për fëmijët e familjeve që trajtohen me Ndihmë Ekonomike, Mbështetje me Bonus Qeraje për familjet në nevojë, 53.95 km infrastrukturë të re rrugore, Bursa për ekselentët, Karta e Studentit. Punë me përkushtim dhe vizion për Kamzën e së ardhmes së fëmijëve tanë
VIDEO/Miratohet Buxheti i Bashkisë Kamëz për vitin 2024! Flet kryebashkiaku Suli: Në fokus qytetarët, ja investimet qe priten te kryhen
RELATED ARTICLES