BallinaPolitikeSot autorizimi për arrestimin e Berishës, zbardhen dy raportet! Çfarë pritet të...

Sot autorizimi për arrestimin e Berishës, zbardhen dy raportet! Çfarë pritet të ndodhë brenda dhe jashtë Kuvendit

spot_img
spot_img

Kuvendi do të votojë për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Në pikën e parë të rendit të ditës është votimi për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, nga ana tjetër opozita ka njoftuar protestën e radhës.

Këshilli i Mandateve ka dorëzuar në Kuvend 2 raporte lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ishkryeministrit Sali Berisha. Konkretisht, janë dorëzuar në Kuvend “Raporti rekomandues i deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin dhe Raporti rekomandues i deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestim/heqje lirie për Berishën nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit.

Këto 2 raporte do të prezantohen në seancën plenare të ditën së nesërme, ku pritet që Kuvendi të votojë për imunitetin e Berishës. Kujtojmë se pak ditë më parë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ka votuar pro dhënies së autorizimit të SPAK për heqjen e lirisë së Sali Berishës në lidhje me çështjen “Partizani”. Ditën e sotme, deputetët do të votojnë për heqjen ose jo të imunitetit të Sali Berishës.

Më herët gjatë një veprimtarie mbi punën e GJKKO dhe SPAKut, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, deklaroi se ai nuk ndikohej aspak dhe ishte imun ndaj presionit mediaitik dhe retorikave politike. Sipas tij, masa e sigurisë për zotin Berisha mbetej në vlerësimin e prokurorëve të çështjes. Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij në një tryezë diskutimi të organizuar nga “Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”, theksoi faktin se është imun nga retorika politike dhe presionet e tjera.

“Retorika politike apo presioni mediatik te unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe reagimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurorëve të SPAK. Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqetëson retorika politike në raport me hetimin. Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale. Nuk ka munguar as mbështetja buxhetore”, tha ai.

Duke u ndalur te çështjet me natyrë korruptive, Dumani tha se këto dosje janë të vështira për t’u hetuar.

“Çështjet me natyre korruptive, apo të tenderave janë të vështira për t’u hetuar. Kërkojnë kohë, kërkojnë njerëz, kërkojnë teknika speciale të hetimit. Kur nis një hetim ku kombinohet hetimi historitë, por edhe hetim proaktiv, hetimi zgjat shumë. Nuk e them për shfajësim, por duhet ta marrim parasysh.

Nuk mund të krahasojë një çështje që ne hetojmë me një çështje të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Nuk duhet t’i mëshojmë shumë çështjes sasiore. Sa i takon transparencës, ne jemi përpjekur të jemi transparentë me publikun, duke publikuar në faqen tonë raportet vjetore, rregulloret, njoftimet për shtyp. Ka edhe raste të rralla, kur bëjmë reagime publike për çështje të cilat tërheqim vëmendjen e opinionit publik”, theksoi ai.

Në një mbledhje maratonë, prej më shumë se 4 orësh, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit vendosi këtë të hënë me 6 vota pro, miratimin e kërkesës së SPAK për t’i dhënë leje për arrestimin e Sali Berishës. Pas 5 votave të socialistëve dhe 1 e Enkelejd Alibeajt, kjo kërkesë do të kalojë për votim ditën e enjte në Kuvend, ku do të jetë edhe akti i fundit në këtë institucion për ashpërsimin e masës së sigurisë së Berishës, nga detyrim paraqitje në arrest me burg ose arrest shtëpie.

Për raportin që doli nga Këshilli që autorizon Kuvendin të lejojë arrestimin e ish-kryeministrit, duhen të paktën 71 vota. Mazhoranca qeverisëse i ka e vetme këto vota, pasi në zgjedhjet e fundit të 25 prillit 2021 arriti të siguronte 74 mandate.

Tashmë, duket se SPAK e ka rrugën e hapur për t’iu drejtuar GJKKO-së për të caktuar njërën nga masat e sigurisë, atë të arrestit me burg apo të arrestit në shtëpi. Ndonëse për shkak të moshës, Berisha mund të përjashtohet nga arresti me burg, prokurori i çështjes Arben Kraja bëri të ditur në mbledhjen e Këshillit se gjykatës do i drejtohen për të dyja masat e më pas do të jetë në dorën e kësaj të fundit se çfarë do të vendosë.

Gjykata duhet ta shqyrtojë brenda 5 ditësh nga e premtja. Berisha akuzohet për favorizim të familjarëve të tij në privatizimin e ish-kompleksit Partizani, gjatë kohës që ai ka qenë në qeveri. Padia kundër Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi u depozitua disa vite më parë nga Taulant Balla. Për Malltezin, pas qëndrimit në qeli, gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular