Parlamenti ka miratuar me 75 vota pro lejimin e arrestimit të ish-kryeminsitrit Sali Berisha.
Votimi i PS-së për miratimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit të Berishës, u bë mes kaosit në Kuvend.
Sali Berisha refuzoi të flasë në Kuvend, duke vendosur si kusht nxjerrjen e gardës nga salla e Parlamentit.
Deputetët e Rithemelimit grumbulluan karriget në mes të sallës dhe hodhën tymuese në momentin e marrjes së vendimit.
Heqja e imunitetit i hapë rrugës arrestimit të Berishës, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
75 vota pro, kërkesa miratohet”, tha Nikolla mes kaosit në Kuvend. Para nisjes së votimit, Berishës iu dha fjala nga kryetarja e Kuvendit por ish-kryeministri nuk pranoi të fliste.
Pjesë nga fjala në seancë:
Lindita Nikolla: Fillojmë me miratimin e procesverbalit.
(Deputeti i PD Flamur Noka ndez tymuese)
Lindita Nikolla: Siç jeni në dijeni SPAK ka paraqitur kërkesën në Kuvend për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit Berisha. Menjëherë pas kërkesës kemi thirrur Këshillin e Mandateve më datë 18 Dhjetor, janë përgatitur dy raporte. Nuk do t’i dëgjoni raportet fillojmë direkt me votimin.
(Noka i afron tymuesen në fytyrë deputetit të PS).
Lindita Nikolla: Me 75 vota pro, kërkesa miratohet!