BallinaOP EDPër spektatorët që komentojnë mungesën e Bashës, në seancën për Berishën!

Për spektatorët që komentojnë mungesën e Bashës, në seancën për Berishën!

spot_img
spot_img

Nga Gentian Gaba
Shoh disa spektatorë që komentojnë mungesën e Bashës nga seanca e sotme. Spektatorët këtë punë kanë. Do flasin. Por aktin e tij Lulzim Basha e bëri më 9 shtator. Të ishte për spektatorët dhe yshtësit e tyre, siç dëshmojnë, piruetat, dollitë e fermave të kafshëve, lëpirjet e asaj që kanë pështyrë, dhe gjithë teatrin që u vu në skenë keto 2 vite, është e vetkuptueshme se betejat e tyre i nisin kur emri nuk iu del aty ku ambicia e papërligjur ua fantazon, apo kur nga flasin me orë të tëra në media për të mos thënë asgjë për hallet që i kanë rënë një pale të politikës.
Spektatorët me shumë gjasë kërkonin damkosjen finale të përfaqësuesve të së djathtës. Kërkonin që tragjedia dy vjeçare e konsumuar ekraneve, të mbyllej me një vetëvrasje kolektive, të përgatitur enkas nga ai, që pas tij pret qametin. Kërkonin një përleshje fizike aty ku shkohet për të folur. Kërkonin që në një ngushticë hallesh, mes gardës dhe PS-së, të bëhej ringu i turpshëm i një sherri që nuk ka asnjë lidhje me politikën, me interesin e qytetarëve apo me parlamentarizmin. Kjo është politika e cubave dhe cubat ne i kemi hequr nga parlamenti me ligjin e dekriminalizimit, prandaj edhe e refuzojmë!
Basha e mbajti qëndrimin e tij. E ndau fatin e PD-së nga fati i Berishës. Prandaj ua la të tjerëve teatrin sot. Bashkë me Alibeajn e të tjerë, i dha ymër një force politike që disa duan ende ta fusin në varr bashkë me një nga ish-drejtuesit e saj. Ndërsa të tjerët u davaritën, u tretën, u përçudnuan. Të ishte për mungesën e koherencës dhe guximit të tyre, pasojat do të ishin fatale, sepse të gjithë e dinin çfarë ndodhej në anën tjetër të paralajmërimit të SHBA-ve.
Patën më të lehtë të poshtëronin intelektualisht veten, të lëpinin atë që kishin pështyrë, e të sakrifikonin kontributin e njerëzve, e ta çonin PD në esfel.
Dhe këtë e bëjnë në emër të një gjasme opozite të vërtetë. Një gjuhë tipikisht orwelliane, pasi dihet që një opozitë e izoluar, e kompromentuar moralisht, pa guxim në përballjen me të shkuarën, e pareformuar, është fallco, si çdo gjë hipokrite që ka lulëzuar në këtë krah, deri më 9 shtator 2021.
Por, kjo mori fund më 9 shtator, sot ishte vetëm një etapë e radhës dhe ditët në vijim do të kristalizohet edhe më tej. Nuk ka më politikë për hallet e politikanëve, e as teatër në emër të popullit. Çdo gjë ka ndryshuar.
Në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që ato të jenë, do ta kuptoni, jo vetëm nga reagimi i njerëzve, por edhe nga ai i ndërkombëtarëve. Shikoni me vëmendje atë që po ndodh në Serbi. Mund të ndodhte në Shqipëri pas 25 prillit. Ndërkombëtarët mund t’i kishin kërcitur dhëmbët Ramës, siç po ia kërcasin sot Vuçiçit. Nuk e bënë, sepse dy ditë para zgjedhjeve, Presidenti gërthiste kundër SHBA-ve në media, ndërsa enturazhi që sot është para SPAK-ut, priste të vishej me pushtet. Potencialisht të aftë për të penguar investimin e pakthyeshëm të partnerëve, reformën në drejtësi.
Kjo është gramatika e pushtetit.
Atëbotë e injoruam. Përsëritja e të njëjtit gabim do të ishte fatale.
Nëse do ofrojmë riciklimin, partnerët do mbështesin vazhdimësinë.
Nëse do punohet për reformimin, partnerët do të mundësojnë ndryshimin.
Kaq e thjeshtë është, të tjerat janë llafe facebook-u!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular