Një vit pas lançimit të Chat-GPT, UNIQA Insurance Group tregon sesi po përdoret inteligjenca artificiale në biznesin e përditshëm.
“Ka shumë aplikacione për robotët në shërbimin ndaj klientit. Tashmë jemi duke përdorur shumë inteligjencën artificiale në Austri dhe është një mbështetje e mirë,” shpjegon Wolf Gerlach, Shefi i Operacioneve në UNIQA Insurance Group.
Robotët – Ky është një softwer dhe jo “AI”, që mëson në mënyrë të pavarur. Kryesisht marrin përsipër detyra të thjeshta, të përsëritura dhe janë një shtesë e përpunimit të përditshëm të rasteve.
Në fund të 9-mujorit 2023, UNIQA kishte 134 robotë në përdorim, 15 prej të cilëve ishin në shërbim të klientit në Austri.
Gjatë këtij viti, më shumë se 0.5 milionë raste dhe nënprocese u përpunuan automatikisht në Austri, që do të thotë se teknologjitë e automatizimit kanë marrë mbi 11,000 orë punë manuale.
Më shumë automatizim
Cilësia e sigurimit zakonisht bëhet e dukshme vetëm në menaxhimin e dëmeve.
Në këtë fushë me rëndësi strategjike, UNIQA punon me “Omnius”. Kompania e Inteligjencës Artificiale në të cilën UNIQA ka aksione është e specializuar në automatizimin e kërkesave. Brenda një viti, përqindja e dëmtimit të automjeteve që tashmë është përpunuar pa ndërhyrjen njerëzore është rritur nga 0 në rreth 17% në Austri.
Deri në fund të shtatorit 2023, më shumë se 8,000 raste të dëmeve motorike u trajtuan nga “AI” nga fillimi në fund: nga hapja e dosjes për dëmshpërblim e deri te pagesa e dëmit.
Në tremujorin e parë të vitit 2024, “IA” do të komunikojë gjithashtu në mënyrë aktive me klientët dhe do të kërkojë me shkrim dokumentet që mungojnë. “IA” ka qenë në përdorim për mbrojtje ligjore që nga mesi i vitit 2023 dhe tashmë ka përfunduar më shumë se 6,000 raste.
Fokusi kryesor i UNIQA-s është në sigurimin personal: AI është përdorur në sigurimet shëndetësore ambulatore për një vit e gjysmë tani dhe në 9-mujorin e këtij viti mbi 160,000 kërkesa u përpunuan automatikisht.
Mbajtësit e policave ngarkojnë faturat e tyre në aplikacionin “MyUniqa” dhe paratë kalojnë në llogarinë e tyre brenda një kohe të shkurtër.
Deri në fund të 9-mujorit, pothuajse 22% e parashtresave u përpunuan automatikisht.
“Raporti tregon se njerëzit janë ende të nevojshëm. Është një mbështetje e madhe në një fushë ku numri i rasteve të dëmeve po rritet në mënyrë dramatike. Ne kemi pasur norma rritjeje dyshifrore që nga viti 2019. Në vitin 2010 ishin 900 mijë dokumente, këtë vit do të thyhet shifra prej 1.7 milionë”, thotë Gerlach
Automatizimi i bazuar në Inteligjencën Artificiale përshpejton gjithashtu procesin e përpunimit të dëmeve të mëdha, si në rastin e stuhive.
Bordi i UNIQA-s e bën të qartë: “Të gjitha rastet pozitive mund të trajtohen nga “IA”. Të gjitha rastet me përgjigje negative kontrollohen ende nga një njeri.
Por siç shton Wolf Gerlach: “Inteligjenca artificiale nuk ka vepruar në asnjë rast gabim”.
Njohuri për palët e treta
“Rritja e përdorimit të robotëve ka arsye efikasiteti. Kjo përfshin përpunim më të shpejtë të dëmeve, të cilat vazhdojnë të rriten për shkak të ndryshimeve klimatike, përpunim operacional me kosto më efikase dhe gjithashtu zbutjen e mungesës së punëtorëve të kualifikuar. Gjenerata e ashtuquajtur ‘baby boomer’ do të dalë në pension në vitet e ardhshme dhe, nga ana tjetër, po bëhet gjithnjë e më e vështirë tërheqja dhe mbajtja e të rinjve për sigurime”, raporton Gerlach.
Inteligjenca artificiale nuk do të zëvendësojë njerëzit. Progresi teknologjik nuk çon në humbje të vendeve të punës, përkundrazi.
“Përdorimi i punonjësve të kualifikuar mbetet shtylla kurrizore e çdo përpunimi operacional dhe cilësor”, shpjegon Gerlach.
UNIQA punëson punonjës të rinj në rangun dyshifror çdo muaj, duke përfshirë në fushën e biznesit të klientëve të palëve të treta zgjerohet.
Punonjësit e UNIQA-s që u liruan përmes automatizimit tashmë janë duke përpunuar kërkesat për dy kompani sigurimesh në Gjermani.
“Modele të reja biznesi po happen, të cilat do t’i përshkallëzojmë më tej në 2024” thotë Gerlach, duke dhënë një perspektivë.
Për këtë qëllim, UNIQA dëshiron që në mënyrë aktive të hyjë në shitje me markën e saj dhe të bëhet një ofrues i shërbimeve pas shitjes
UNIQA Insurance Group, kompani e themeluar në vitin e largët 1811, prej marsit 2007 është pjesë edhe e tregut rajonal, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes Grupit “SIGAL UNIQA”.
“UNIQA” numëron mbi 16 milionë klientë në 17 shtete të ndryshme të Europës ndërsa është vlerësuar së fundmi nga “Standard & Poor’s” me “A”.