Pjesëmarrjen e saj në “X Factor”, Kleansa do e mbajë mend gjatë. Jo vetëm sepse hapi audicionin e tretë, por këndoi një këngë që ishte kompozuar nga xhaxhai i saj, Kolë Susaj, i cili ishte po ashtu në prapaskenë për ta shoqëruar. Kolë Susaj ka kompozuar edhe këngë shumë të njohura si “Jakup Ferri”, apo “Shqipëri o nëna ime”. Me performancën e saj, Kleansa fitoi zemrat e publikut duke marrë duartrokitje, e po ashtu komente shumë të mira nga juria.
Me katër “Po”, Kleansa kaloi në fazën tjetër./tvklan.al