Më shumë se 700 anëtarë të stafit të kompanisë ajrore “Airbus Atlantic” janë helmuar, pasi morën pjesë në festën e fundvitit, sipas autoriteteve shëndetësore të Francës.
BBC raporton se pjesa më e madhe e punonjësve që përfunduan në spital kishte të vjella dhe diarre, ndërkohë, deri tani kompania nuk ka pasur një reagim mbi këtë ngjarje.
“Airbus Atlantic” ësë një kompani ajrore, degë e gjigantit Airbus, dhe ka më shumë se 15 mijë punonjës në 5 shtete të botës.
AFP ka bërë të ditur se një hetim ka nisur menjëherë për shkakun e helmimit masiv nga ushqimi.