BallinaAktualitetAshpërsimi i masës për Sali Berishën, ish-prokuroria Imeraj: Vendimet e Gjykatës duhen...

Ashpërsimi i masës për Sali Berishën, ish-prokuroria Imeraj: Vendimet e Gjykatës duhen respektuar

spot_img
spot_img

Ish- prokuroria, Elisabeta Imeraj ka komentuar vendimin e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, Sali Berisha, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie”.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa, Imeraj u shpreh se ky vendim ka ardhur për shkak se Berisha nuk respektoi vendimin e parë.

Ajo shton se sa i përket ashpërsimit të masës, do të jetë Gjykata ajo që do të vendosë.

Arsyeja për të cilën ashpërsohet masa sot për Berishën dhe siç e kanë kërkuar prokurorët, ka të bëjë me mos respektimin të masës së parë. Në fund, vendimi i gjykatës duhet respektuar.

Në analizën e mirëfilltë, prokuroria ka vendosur detyrim paraqitje dhe mos dalje jashtë shtetit dhe tani arsyeja pse kërkohet kjo masë është mos respektimi.

Prokuroria ka kërkuar masë sigurimi arrest në shtëpi, duke argumentuar se individi nuk ka respektuar dhe në këtë linjë, gjykata do të vendosë për pranimin e kërkesës së Prokurorisë”, tha ish-kryeprokurorja e Tiranës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular